Kosova ‘merr shembull’ Shqipërinë? Degjeneron debati në Kuvend: Idiot, bandit!

Me përplasje të ashpra në Kuvend është shoqëruar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës. Fillimisht, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është përplasur, me shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe PDK-së.

Haxhiu ka thënë se ata keqinformuan opinionin duke thënë se në komunat në veri nuk ka gjyqtarë e prokurorë. Ajo, është shprehur se në këtë mënyrë, ata madje po inkurajojnë dhunuesit.

Në fjalimin e saj ka replikuar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se Haxhiu duhet të japë dorëheqje nga pozita e saj, meqë siç ka thënë Tahiri është e sanksionuar nga SHBA.

Akuza se Tahiri kërcënoi zëvendësministrin bëri edhe Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Kryesuesja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kërkoi që të kenë kujdes me gjuhën edhe nga ana e Qeverisë edhe nga ana e deputetëve.