Edhe ‘të vetët’ i ka kundër! Putin merr goditjen e fortë nga këshilltari i tij shpirtëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një peshkop, i cili njihet si personi tek i cili rrëfehet Vladimir Putin, ka bërë një lutje të jashtëzakonshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë pas muajsh gjakderdhjeje. Mitropoliti Tikhon Shevkunov, i cili dihet se është jashtëzakonisht i afërt me liderin rus, është shprehur se duhet të ketë “paqe me vullnetin e Zotit” midis dy vendeve.

Peshkopi, i cili shihet gjerësisht si këshilltari shpirtëror i Putinit, e quajti luftën, e cila filloi me pushtimin e paligjshëm rus të Ukrainës në shkurt, një tragjedi të paprecedentë dhe tha se ajo ‘duhet të përfundojë me paqe’.

Vërejtjet e tij janë cilësuar si një ndërhyrje e jashtëzakonshme nga kleriku dhe kanë “ndezur” sugjerime se Putini mund të jetë i hapur për një marrëveshje pas humbjes së tij poshtëruese në Kherson.

Kujtojmë se trupat ruse u detyruan të braktisin qytetin në fund të javës së kaluar në mes të një kundërsulmi nga trupat ukrainase. Ka pasur raportime se disa prej tyre u maskuan si civilë teksa tentonin të iknin.

Të fundit

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler...

Digjet hoteli luksoz në Londër, rreth 125 zjarrfikës të angazhuar për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka përfshirë një hotel luksoz në Londër, duke detyruar evakuimin e rreth 100 personave. Sipas autoriteteve, për të shuar flakët janë...

Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim

Studentja e biologjisë Marija Petroviç thotë se, kur ajo dhe kolegët e saj, filluan të protestojnë kundër qeverisë së Serbisë pas rrëzimit të çatisë...

OBSH: Kanceri është shkaku kryesor i vdekjeve të lidhura me alkoolin në BE

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi sot gjetje të reja mbi mungesën alarmante të ndërgjegjësimit për lidhjen midis alkoolit dhe kancerit në Evropë dhe...

“Non grata e Berishës/ Zyrtarë të lartë në Uashington kanë kërkuar të verifikohen faktet!

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli për non gratën e kreut të PD Sali Berisha. Mediu...

Lajme të tjera

Web TV