Ndërron jetë në aeroportin ku jetoi për 18 vite iraniani që frymëzoi filmin me Tom Hanks

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mehran Karimi Naseri, irianiani mbi historinë e së cilit u bë filmi “The Terminal” me protagonist Tom Hanks, ka dhënë shpirt në aeroportin francez ku kaloi 18 vitet e jetës së tij. Nasseri ktheu një cep të vogël të aeroportit Charles de Gaulle në shtëpinë e tij në vitin 1988 dhe qëndroi atje deri në vitin 2006, fillimisht për shkak të një “ngërçi” ligjor dhe më pas me vullnetin e tij.

Pas disa vitesh, qeveria franceze i dha Naserit të drejtën për të jetuar në territorin e saj, por iraniani u kthye në “cepin” e tij disa javë më parë, ku edhe vdiq nga një atak në zemër, sipas raportimeve.

Mehran Karimi Naseri ka lindur në vitin 1945 në provincën Khuzestan të Iranit dhe së pari udhëtoi në Evropë për të gjetur nënën e tij britanike.

Ai kaloi disa vite në Belgjikë, pasi më parë ishte dëbuar nga disa vende të tjera, duke përfshirë Britaninë, Holandën dhe Gjermaninë, për mungesë të dokumenteve të duhura të udhëtimit. Më pas, ai udhëtoi për në Francë dhe u vendos në Terminalin 2F të Aeroportit Charles de Gaulle.

Në “shtëpinë” e tij të pazakontë, të mbushur me karroca me sendet e tij, Naseri i kalonte orët në një stol duke lexuar libra dhe gazeta dhe duke shkruar për jetën e tij në një fletore. Këto shënime formuan bazën për autobiografinë e tij të botuar në 2004.

Historia e tij tërhoqi vëmendjen e mediave dhe më pas zgjoi interesin e Steven Spielberg, i cili drejtoi filmin “The Terminal” me Tom Hanks dhe Catherine Zeta-Jones.

Për shkak të suksesit të madh të filmit, gazetarë nga e gjithë bota nisën të udhëtonin në Francë vetëm për të biseduar me Nasserin, i cili atëherë përdorte emrin “Sir Alfred”. Sipas Le Parisien, ka qenë një kohë kur iraniani jepte gjashtë intervista në ditë.

Lexo edhe :  Anglia liron 26 mijë të burgosur: Nuk kemi vend

Edhe pse përfundimisht iu dha azil refugjatësh në vitin 1999 dhe u lejua të qëndronte në Francë, Naseri qëndroi në aeroport deri në vitin 2006, kur u dërgua në spital për shkak të sëmundjes.

Më pas Naseri ka jetuar për disa vite në një hotel, duke shfrytëzuar paratë e dhëna nga prodhimi i filmit, siç shpjegon Liberation. Një zyrtar i aeroportit tha se Naseri u kthye në aeroport disa javë më parë, ku qëndroi derisa ndërroi jetë.

Të fundit

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë, ai i mohoi kategorikisht...

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

Lajme të tjera

Web TV