Rudiger tregon prapaskenat: “Real Madridi ishte ëndërr, Barcelona kurrë një opsion”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Intervistë e gjatë dhe interesante për ‘AS’ nga Antonio Rudiger, mbrojtësi i Real Madrid, me një të kaluar edhe në Itali. Jo vetëm fusha dhe futbolli i luajtur, por edhe disa mendime shumë të thella në lidhje me fëmijërinë dhe rritjen e tij.

Fillohet nga futbolli dhe nga transferimi te Real Madrid dhe fillimi i aventurës së re: “Para se të vija këtu më kanë kërkuar shumë skuadra, por kam marrë në konsideratë vetëm dy opsione: të qëndroja te Chelsea ose të shkoja te Real Madrid.

“Kam kaluar pesë vite në Londër dhe kam pasur një status të veçantë, mund të kisha qëndruar aty ose të transferohesha te Real Madrid. Edhe Barcelona u interesua për mua, po, por e kisha të pamundur dhe nuk ka qenë kurrë një opsion”, ka thënë Rudiger.

“Kam thënë më parë se Real Madrid ishte një ëndërr për mua, kjo skuadër më dukej e paarritshme. Mjafton të shikosh lojtarët që kanë mbrojtur ngjyrat e Madridit: Zidane, Ronaldo, Cristiano Ronaldo.

“Të kesh mundësinë të luash me Modric, Kroos dhe Benzema, nuk mund ta refuzoja. Kur e kam mësuar se Real-i më kërkonte? Ma ka thënë vëllai im. Nuk më besohej. Rrëqethem akoma nëse e mendoj”.

Mbrojtësi ka folur edhe për jetën e tij private dhe vullnetin për të mos u dorëzuar kurrë: “Kam lindur në një lagje pak të ashpër. Ishim gjashtë vëllezër dhe nuk kishte shumë para”, ka kujtuar Rudiger.

“Lufta dhe sherret rrugës ishin diçka normale për mua. Nga ku vij unë mbijetojnë më të fortët. Por në përgjithësi kjo dëshirë për të mos u dorëzuar kurrë është në ADN-në time. Mamaja ime, në fakt, më quan ushtar”

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV