Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dy avionë janë përplasur me njëri-tjetrin.
Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Dallas të SHBA-së dhe u shndërrua në një tragjedi kur dy avionë u përplasën në ajër.
Siç vihet re nga videot e publikuara në internet, një B-17 i madh (një bombardues nga epoka e Luftës së Dytë Botërore) po lëviz në ajër kur një avion më i vogël përplaset me të duke shkaktuar përplasjen e tyre.
*viewer discretion advised*
A clear video showing the moment two planes collided mid-air during an airshow in Dallas this afternoon
WFAA reports one was a B-17 pic.twitter.com/osyRmWaq45
— Mike Saccone (@mikesacconetv) November 12, 2022
Ndërkohë një stacion televiziv lokal raportoi se mbeturinat nga përplasja ranë në autostradën 67, duke mbyllur një pjesë të rrugës për trafikun.
Wings Over Dallas është një shfaqje ajrore e organizuar nga Forcat Ajrore Përkujtimore, një organizatë e ruajtjes së avionëve të Luftës së Dytë Botërore me bazë në aeroportin Red Bird.
Nga ana tjetër ende nuk ka raportim të saktë për numrin e viktimave që mund të kenë mbetur pas incidentit ajror.