VIDEO/ Milan fiton në minutën e fundit ndaj Fiorentinës, kuqezinjtë ndjekin Napolin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani ka fituar 2-1 ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Pas vetëm dy minutash lojë në “San Siro”, Rossonerët kaluan në epërsi me golin e Rafael Leao, ndërsa Olivier Giroud ishte asistuesi.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Antonin Barak (28’), ndërsa Ikone ishte asistuesi.

Në 45 minutat e dytë, dy skuadrat zhvilluan një lojë me tempo më të lartë, derisa u shënua një gol.

Ishte minuta e 50-të e takimit kur Giroud shpërdoroi një mundësi të mirë, pasi goditja e tij përfundoi drejt e në Pietro Terraccainon.

Në minutën e 60-të, Fioretina kërkoi penallti pasi Ikone u rrëzua në zonë, por VAR-i bëri të ditur se nuk kishte kontakt.

Giroud (72’), sërish u gjend përpara portës mysafire, por tani nga gjuajtja e lirë, ndërsa goditja e tij përfundoi jashtë porte.

Edhe Leao lëshoi një mundësi të madhe, pasi kur gjendej përballë portës së Fiorentinës, ai e gjuajti topin mbi portë.

Por, heroi i Milanit në këtë ndeshje doli të ishte lojtari kundërshtar Niklola Milenkovic që realizoi auto-gol në minutën e 90+3-të

Pas javës së 15-të, Milani gjendet në vendin e dytë me 33 pikë, ndërsa në xhiron e 16-të do të takohen me Salernitanan.

Të fundit

Rama jep lajmin e bukur: Në Paris, shesh me emrin dhe bustin e Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se statujës së Skënderbeut ë ndodhet në shesh po i merren...

Hana përballet me babain: Dhe fjalën në mes të rrugës, më fejove për tri ditë

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç...

Mbulimi i monumentit të Skënderbeut: Rama: Po formulohen mallkime për tradhti kombëtare

Kryeministri Rama, ka zbuluar arsyen e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë, i cili prej disa ditësh është i rrethuar me skela. Postimi i...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe procedurat si kryhet aplikimi

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma...

Elon Musk paralajmëron: Pa Starlink, Ukraina do të humbiste lidhjet kyçe në luftë

Elon Musk ka thënë se “i gjithë fronti” në Ukrainë do të kolapsohej nëse ai do të vendoste të ndërpriste sistemin e tij të...

Lajme të tjera

Web TV