Vitin e ardhshëm humbje miliarda dollarësh/ Si rrezikon “Twitter” falimentimin financiar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk, shefi i ri i shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter paralajmëron për probleme financiare masive. A rrezikohet Twitteri nga falimentimi?

Pak pas blerjes së shërbimit të mesazheve të shkurtra Twitter për një shumë prej 44 miliardë dollarësh, miliarderi Elon Musk nuk e përjashton mundësinë e falimentimit të kësaj platforme online.

Sipas medieve gjatë një mbledhjeje me punonjësit e Twitterit paralajmëroi, se vitin e ardhshëm në buxhetin e kësaj firme mund të ketë humbje prej miliarda dollarësh dhe nëse firma nuk fiton më shumë para sesa shpenzon, falimentimi është i pashmangshëm.

Twitter kishte nisur të shënonte humbje kohët e fundit para marrjes nën kontroll nga Elon Musk. Pas blerjes Musk u ankua për një rënie të të ardhurave, sepse disa kompani të mëdha ulën sasinë e reklamave ose i ndërprenë ato plotësisht.

Kompanitë shprehën shqetësimin e tyre se nëse Twitter zbut rregullat e tij për përmbajtjen, sikurse parashikon Elon Musk, reklamat e tyre mund të shfaqen së bashku me lajme të papërshtatshme. Shërbimi i mesazheve të shkurtra ka gjithashtu një hua prej rreth 13 miliardë dollarësh që Musk mori borxh për blerjen e tij.

Gjendje “e keqe”
Në një e-mail të fundit drejtuar punonjësve Musk shkruante se situata ekonomike është “e keqe”, veçanërisht për një kompani që varet nga të ardhurat prej reklamave. Deri tani këto përbëjnë rreth 90 për qind të të ardhurave të Twitterit.

Për të gjeneruar më shumë të ardhura Twitter do të ofrohet me një model abonimi me shenjën e lakmuar të verifikimit nga ana e Twitterit.

Kompania sipas Muskut ka gjithashtu shumë punonjës. Javën e kaluar ai njoftoi se do të përgjysmojë numrin e vendeve të punës në Twitter, ku aktualisht janë të punësuar 7,500 vetë.

Lexo edhe :  VIDEO/ Përmbytet metroja në New York, anulohen qindra fluturime

Kaos me shenjën e Twitterit
Shenjën e lakmuar të verifikimit nga ana e Twitterit u lejohej ta përdornin deri tani kryesisht personalitet e famshme, politikanë dhe kompani – pasi ishte kryer procesi i duhur i verifikimit. Tani simbolin e verifikimit mund ta blejë kushdo që paguan tetë dollarë në muaj, Musk ka marrë një paralajmërim të fortë nga Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Konsumatorëve (FTC).

“Ne po i ndjekim me shqetësim të madh zhvillimet e fundit në Twitter”, tha një zëdhënës i FTC.

Asnjë kompani apo shef i saj nuk është mbi ligjin.
Disa përdorues e përdorën ofertën e re për të krijuar llogari të rreme duke kopjuar atë të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, yllit të basketbollit LeBron James dhe të kompanisë së lojërave Nintendo.

Pre e lajmeve të rreme nga llogari të tilla u bë edhe kompania farmaceutike Eli Lilly, e cila u kërkoi falje përdoruesve të Twitter-it, të cilët përmes një mesazhi nga një llogari e falsifikuar kishin marrë lajmin se në të ardhmen insulina do të shpërndahej pa pagesë./DW/

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV