Mbledhja në Shkup e dy qeverive, Rama: Do të finalizohen një sërë marrëveshjesh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vizitën që do të zhvillojë ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se në Shkup do të zhvillohet mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut

“MIRËMËNGJES 😊 dhe nga Shkupi, ku do të zhvillojmë mbledhjen e dy qeverive e do të finalizojmë një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ju uroj një javë të mbarë🙏” shkruan Rama në postimin e tij.

Kujtojmë që Rama pritet të mbërrijë në 10:30 në Shkup, ku më pas do të zhvillojë një takim “kokë më kokë” me homologun e tij Dimitar Kovaçevski.

Axhenda e plotë:

E hënë, 14 nëntor 2022 Shkup

10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjithë nderimet shtetërore-ushtarake

10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)

11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)

12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave ​

14.10 – Foto e përbashkët