“Ringjallja”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Është mbyllur dhe java e fundit e futbollit në nivel klubesh. Tani stacioni tjetër i futbollit do të jetë Katari, aty ku do të luhet Kupa e Botës, e cila për shumicën e yjeve botërorë mund të jetë e fundit.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

Gazzetta dello Sport hapet me garën për kampionatin: “Nuk ka mbaruar”. Fitore të rënda për Milanin , Juventusin dhe Interin , të cilët paralajmërojnë Napolin.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 14/11/2022

Edhe Corriere dello Sport hapet me të njëjtin kuptim: “Ringjallja”. Dopieta e Kean dhe vula e Milik i japin fitoren e gjashtë radhazi bardhezinjtë ndaj Lazios. Milan mund Fiorentinën në fund, Interi i Dzekos ngrin Atalantën.Prima Pagina Corriere dello Sport 14/11/2022

“Ligji i Moises” ka shkruar Tuttosport, e cila lartëson fitoren e mbrëmshme të Juventusit, me një protagonist që i rikthehet shkeljes. Dopietë për Kean, i cili gjen vazhdimësi në realizim dhe i nis bardhezinjtë në rrugën e rikthimit në renditje.Prima Pagina Tuttosport 14/11/2022

Marca hapet me titullin: “Historia Botërore”. Flasin vëllezërit Inaki dhe Nico Williams: “Ne e kemi këtë sepse prindërit tanë rrezikuan jetën e tyre”.Prima Pagina Marca 14/11/2022

“Prioriteti është anësor i djathtë” shkruan katalanasja Sport. Xavi dhe drejtuesit e klubit kanë rënë dakord që pozicioni i duhur për të përforcuar këtë merkato dimërore është krahu i djathtë.Prima Pagina Diario SPORT 14/11/2022

AS hapet me deklaratat e ish-trajnerit të Spanjës: Hierro: “ Spanja aspiron gjithçka në Katar”. “Ramos është një nga më të mirët në botë në pozicionin e tij ose më i miri”.Prima Pagina AS 14/11/2022