Shitet Ferrari kampion i vitit 2003 i drejtuar nga Michael Schumacher, ja shuma e çmendur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ferrari i Michael Schumacherit, që ishte fitues i titullit kampion në vitin 2003, është shitur për një vlerë të pabesueshme 13.5 milionë euro – duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga një makinë moderne e Formula 1.

Legjenda gjermane, i konsideruar gjerësisht si një nga pilotët më të mirë në historinë e F1, regjistroi gjashtë fitore nga 16 në rrugën e tij drejt kurorëzimit kampion atë vit.

Ishte i gjashti nga shtatë titujt që gjermani siguroi në karrierën e tij legjendare, dhe ai e bëri këtë gjatë drejtimit të “F2003-GA”.

Ferrari i Michael Schumacher-it fitues i titullit në vitin 2003 është shitur për 11.6 milionë funte.

Kjo makinë e famshme doli kohët e fundit në ankand në “Sotheby’s” në Gjenevë, ku u shit për shumë më tepër se vlerësimi i saj afro 10 milionë euro.

Pasi u shit në çmimin final 13.5 milionë euro, “F2003-GA” ka vendosur një rekord për shitjen më të madhe të makinave në historinë moderne të F1, duke tejkaluar 6.7 milionë funte të paguara për motorin Ferrari të Schumacher në vitin 2001 në vitin 2017.Ferrari i Michael Schumacher-it fitues i titullit në vitin 2003 është shitur për 11.6 milionë funte.

Megjithatë, asnjëra prej këtyre makinave nuk mban rekordin e të gjitha kohërave, i cili u vendos nga “Mercedes W196R” i vitit 1954 i Juan Manuel Fangio, derisa në kohën aktuale një makinë moderene kushton afro 12 milionë euro, që e bën jo shumë të vlefshme Ferrarin e legjendës gjermane.

Schumacher fitoi titullin e tij të gjashtë në Formula 1 me makinën F2003-GA të Ferrarit, duke e arritur atë në Japoni.

Mercedesi ikonik, në të cilin Fangio fitoi të dytin nga pesë titujt, u shit për 30 milionë euro në Goodwood në vitin 2013 dhe mbetet makina më e shtrenjtë në historinë e garave.

Lexo edhe :  Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Ofertimi për automjetin e Schumacherit të vitit 2003 ishte afër të shitje për dhjetë milionë, por që më pas u bënë disa oferta dhe përfundimisht u shit për 13.5 milionë.

Megjithatë, edhe më befasuese, fituesi nuk do të arrijë ta marrë Ferrarin në shtëpi si pjesë e Programit të Klienteles së F1, i cili i sheh ata të mbajnë automjetin dhe t’ua sjellin klientëve për përdorim ditor në nëntë pista në të gjithë Evropën dhe ShBA-në.

Tashmë 19 vjet në automjetin e famshëm është shitur për një shumë rekord në një ankand në Gjenevë

Makina do t’u dorëzohet atyre në një nga këto qarqe në një datë të paracaktuar dhe gjithashtu vjen me servisim, stërvitje nga ish-pilotët e garës më të shpejtë në botë për makina dhe asistencë teknike.

Një fizioterapist dhe masazhator është gjithashtu në dispozicion për pronarin sipas kërkesës si pjesë e paketës unike.Por në mënyrë të pabesueshme, fituesi i ankandit nuk do ta marrë makinën kampione të Schumacher në shtëpi, me Ferrarin në vend që t'ua dorëzojë atë në nëntë qarqe të mundshme në të gjithë botën.

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV