Shpërblim marramendës, ja se sa do të fitojnë kombëtaret në Botërorin e Katarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata botërore e futbollit – FIFA ka ndarë një shumë prej afro 425 milionë eurosh për fondin e shpërblimeve të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’.

Siç shkruajnë shumë media botërore, kjo është një rritje pre rreth 40 milionë eurosh krahasuar me Botërorin në Rusi (2018), derisa fondi i çmimeve në Botërorin e Brazilit (2014) ishte pak më shumë se 345 milionë euro.

Edhe pse kjo është një shumë e konsiderueshme, FIFA parashikohet të ketë të ardhura marramendëse prej 4.45 miliardë euro gjatë vitin 2022, me 2.5 miliardë euro të mbledhura vetëm nga të drejtat televizive.

Në prill të këtij viti u konfirmua se kampioni i ri i botës do të arkëtojë një shumë rekorde prej 42 milionë eurosh, që është një rritje prej më shumë se tre milionë krahasuar me vitin 2018.

Para vitit 2006, thuhet se kampioni i botës nuk ka arkëtuar kurrë më shumë se nëntë milionë euro, ndërsa Italia fitoi pak më shumë se dy milionë euro për fitimin e Kupës së Botës në vitin 1982, që është ndoshta treguesi më i mirë se sa faktori i rëndësishëm janë bërë paratë në futboll, si industri sportive.

Edhe pse çdo ekip duhet të paguajë rreth një milion e gjysmë euro si tarifë regjistrimi për të marrë pjesë në Botërorin e Katarit, të gjitha përfaqësueset do të kthehen nga ky vend dukshëm më të pasur.

Për pjesëmarrje në fazën e grupeve, FIFA ka siguruar shpërblim prej 8.7 milionë eurosh për secilën përfaqësuese, ndërsa për kualifikim në 1/8 e finales skuadrat do të kenë përfitime prej 12.5 milionë eurosh.

Për arritje në çerekfinale është i garantuar një çmim në të holla prej gati 16.5 milionë euro, ndërsa vendi i katërt do të shpërblehet me 24 milionë euro.

Lexo edhe :  "Dua të shkoj vetëm te Milani", lojtari shqiptar i jep ultimatum klubit

Për vendin e tretë është i garantuar një çmim prej 26 milionë eurosh, nënkampioni do të arkëtojë 30 milionë euro, kurse kampioni i botës gjithsej 42 milionë euro.

FIFA gjithashtu do të sigurojë më shumë se 200 milionë euro si kompensim për klubet, lojtarët e të cilëve do të luajnë në Kampionatin Botëror.

Të fundit

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si...

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të detajuar shumëfazore që synon neutralizimin...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Lajme të tjera

Web TV