“Na ke tradhëtuar”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Dita e sotme hapet me deklaratat bombë të Cristiano Ronaldos, duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave botërore për ditën e sotme.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive:

La Gazzetta dello Sport hapet me arsyet e optimizmit të Juventusit për rikthimin në kampionat, mes rikuperimit të të lënduarve dhe merkatos: “Zonja bën mrekulli”. Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 15/11/2022

Duke folur për Azzurrit, titulli i Corriere dello Sport hapet me fjalët e drejtorit sportiv Giuntoli për Luciano Spalletti, kandidat për të qëndruar në Napoli për një kohë të gjatë: “Lucio qëndron këtu”. Prima Pagina Corriere dello Sport 15/11/2022“Blitz francez i Juve” ka shkruar Tuttosport, kushtuar merkatos së Juventusit, me dy profile në veçanti: Marcus Thuram dhe Malo Gusto. Prima Pagina Tuttosport 15/11/2022

Dhe është në mënyrë të pashmangshme Cristiano Ronaldo që është figura kryesore sot tek të përditshmet sportive angleze. Intervistë helmuese ndaj Manchester United dhe një përgjigje që nuk vonoi nga klubi. “Nuk ka rrugë mbrapa ” kryeson Daily Express Sport.Prima Pagina Daily Express Sport 15/11/2022

Ndërsa Mirror Sport merr përsipër gjendjen shpirtërore të klubit, e cila ia kthen akuzat e saj portugezit: “Na ke tradhëtuar”.Prima Pagina Mirror Sport 15/11/2022

Në Spanjë, Sport hapet me titullin: “Një për të gjithë”. Shtatë blaugrana udhëheqin ekipin spanjoll në Kupën e Botës.Prima Pagina Diario SPORT 15/11/2022

“Ndihem si lider në të gjitha skuadrat që luaj” është titulli i prestigjiozes Marca, e cila hapet me fjalët e brazilianit Rodrygo.Prima Pagina Marca 15/11/2022