Ukraina në “errësirë”, raketat ruse lënë 7 milionë shtëpi pa energji elektrike

Rreth shtatë milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike në Ukrainë, si pasojë e sulmeve me raketa ruse, që shenjtëruan këtë të martë infrastrukturën energjitike të vendit.

BBC shkruan se ndërprerje e energjisë elektrike janë regjistruar në rajonet Kiev, Vinnytsya, Volyn, Donetsk, Dnipropetrovsk, Zhytomyr, Kirovohrad, Lviv, Poltava, Rivne, Sumy, Ternopil, Kharkiv, Khmelnytskyy, Cherkasy, Chernivtsi dhe Chernihiv.

Rreth 15 objekte energjetike u dëmtuan si rezultat i sulmeve, tha nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Kyrylo Tymoshenko.
“Inxhinierët e energjisë tani bëjnë gjithçka për të rilidhur furnizimin me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur,” tha zyrtari.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se 85 raketa u lëshuan të martën dhe 20 të tjera pritej të godasin vendin.