Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 5 persona, mes tyre dhe kreu i sigurisë së shtetit

Të paktën pesë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti ajror në Meksikë, pasi një helikopter është rrëzuar sot në rajonin qendror të Meksikës Aguascalientes.

Mes viktimave është dhe kreu i sigurisë së shtetit qendror të Meksikës Aguascalientes.

Momenti i rrëzimit të helikopterit është kapur nga kamerat e sigurisë.

Në videon e transmetuar nga mediet meksikane, shihet helikopteri që humbet kontrollin, e për pasojë rrëzohet në tokë.

Për fat të keq asnjë nga pesë pasagjerët që ndodheshin në bordin e helikopterit nuk mbijetuan.