Seanca plenare nis me debate, Berisha s’bindet, Felaj: Nëse ke propozime fol

Seanca e sotme plenare nisi me debate. Ishte kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ai i cili mori fjalën për të folur në seancë. Kreu i PD-së, vijoi fjalimin e tij mirëpo u ndërpre nga nën kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj. Më pas u bë fikja e mikrofonit të Berishës. Seanca tashmë po vijon normalisht.

DEBATI:

Berisha: Ky procesverbal përmban gjuhën e një ordineri e cila është e denjë vetëm atë që ka si moral dhe si psikologjinë, moralin dhe psikologjinë e xhelatëve paraardhës të tij.

Felaj: Procesverbali është zbardhur korrekt, vijoni me propozimin. Rregullorja është e qartë.

Berisha: Më dhatë fjalën…

Felaj: Po iu a dhamë por në bazë të procesverbalit.

(Berishës i fiket mikrofoni)