Wayne Rooney zgjedh lojtarin më të mirë në botë dhe “thumbon” Cristiano Ronaldon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Wayne Rooney ka thënë se Argjentina është favoriti kryesor për ta fituar Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Legjenda angleze mendon se Argjentina ka përparuar jashtëzakonisht shumë që nga viti 2018 kur u eliminuan në 1/16 e finales nga Franca.

37-vjeçari ka thënë se tani ka më shumë lojtarë të mirë rreth Lionel Messit si dhe fitimi i Kupës së Amerikës iu ka dhënë besim argjentinasve për ta fituar këtë garë.

“Për mua, Argjentina është favoritja. Ndryshe nga viti 2018, ata kanë shumë lojtarë të mirë dhe solid rreth Lionel Messit si Lautaro Martinez, Leandro Paredes, Rodrigo De Paul dhe sigurisht Angel Di Maria”.

“Fitimi i Kupës së Amerikës Viti i kaluar do t’u ketë dhënë besim dhe u ka hequr pak presionin. Klima do t’u përshtatet edhe atyre”, tha ai në një intervistë për The Times.

Tutje Rooney e ka quajtur Lionel Messin si më të mirin në histori, pas disa deklaratave thumbuese që pati anglezi me ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldon.

Madje golashënuesi më i mirë në histori të Manchesterit e ka cilësuar Ronaldon në vetëm një golashënues.

“Të gjithë kanë pikëpamje të ndryshme për Messin dhe Ronaldon, por unë kam thënë shumë herë se Messi është më i miri. Kam parë shumë video të Diego Maradonës, i cili ishte një lojtar i ngjashëm, por Messi është më i mirë”.

“Messi ka gjithçka, ai kontrollon ndeshjet, driblimet e tij, asistimet e tij dhe golat, ndërsa Ronaldo është më shumë një golashënues”, shtoi Rooney.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV