Dy milionë e gjysmë bileta të shitura, ja çmimet për të parë një ndeshje në Katar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesëmarrja në Kupën e Botës si tifoz është një përvojë që duhet bërë të paktën një herë. Gjithsesi, për të realizuar këtë ëndërr, duhet të kesh në dorë biletat e eventit për fazën finale të Botërorit. Por si mund të blihen biletat për Katar 2022 dhe mbi të gjitha sa kushtojnë biletat e Kupës së Botës? Këtu janë të gjitha informacionet për ata që kanë vendosur të bëjnë udhëtimin dhe të marrin pjesë në ngjarjen më të rëndësishme të futbollit.

Natyrisht, diapazoni i kostove varion shumë, në varësi të ekipit kombëtar që vendosni të ndiqni, ulëseve në stadiumin që zgjidhni, ndeshjes që dëshironi të shihni në stadium. Dhe mbi të gjitha kini parasysh se ka edhe kosto të tjera, jo modeste, për udhëtimet, hotelet, përveç vajtjes rreptësisht me avion.

Për ndeshjet e para, për shembull, në fazën e grupeve, çmimet janë nga 250 deri në 800 rial, monedha vendase e Katarit, dhe që shkon midis 62 dhe 200 euro për çdo ndeshje. Për fazën me eliminim sigurisht që çmimet do të rriten, deri në finalen e 18 dhjetorit. Për të parë dhe shijuar ndeshjet, biletat do të kushtojnë nga 2200 deri në 5850 rial (midis 550 dhe 1460 euro).

Biletat për Kupën e Botës 2022 në Katar të vëna në dispozicion nga FIFA pothuajse u shitën menjëherë: gati dy milionë e gjysmë bileta ishin shitur tashmë nga mesi i gushtit.

Të fundit

Protestë para DASH/ Shkarkimi nga puna i 1.300 punonjësve, e pranishme edhe Yuri Kim

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të cituar nga Associated Press, i cili foli në kushte...

Fillon në Montevideo Kampionati i Parë Botëror i Futbollit

13 korrik 1930 Më 13 korrik 1930, në qytetin bregdetar të Montevideos, në Uruguai, u dha sinjali i parë për një ngjarje që do të...

Nesër nis aksioni në të gjithë vendin, sekuestro bulmetit pa faturë tatimore në treg

Nesër, sikurse paralajmëroi kryeministri Edi Rama do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Objektivi i aksionit...

Një vit pas atentatit, plumbi që e ndryshoi përgjithmonë, reagon Trump

Në momentin kur plumbi i atentatorit kaloi centimetra pranë kokës së tij, Trump ishte duke parë një grafik mbi emigracionin, i vendosur në anën...

Plani i Izraelit për Rafahun do ishte krim, por e drejta ndërkombëtare s’e mbrojti Gazën

Raja Shehadeh* Palestinezët vijojnë të mbahen pas asaj që ne e quajmë sumoud – vendosmëria për të mos u dorëzuar dhe për të mos ikur...

Lajme të tjera

Web TV