Rikthehet Tirana Street Food Festival, Veliaj: Aktivitete e koncerte nga artistë të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehet sërish Tirana Street Food Festival, festivali i vetëm i ushqimit ambulant.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bën me dije se nga data 23 deri 29 Nëntor, Sheshi Italia do të kthehet në një kënd shijesh. Në krah të specialiteteve kulinare do të ketë aktivitete, master-klasa e koncerte nga artistë të rinj.

Gjatë këtij viti Tirana ka mbajtur titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, një vlerësim, i cili solli në qytetin tonë mijëra të rinj nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në aktivitete rinore.

Mbi 1 mijë aktivitete dhe 5 mijë të rinj të aktivizuar nga i gjithë rajoni kanë qenë në projektin e Tiranës si kryeqytet evropian i rinisë për vitin 2022.

Ndërkaq, për vitin 2023, Tirana është shpallur si Qyteti Europian i Sportit. Ndër qytetet e tjera që e kanë marrë këtë titull, radhiten edhe Getafe dhe Bilbao në Spanjë, Firenze dhe Siena në Itali, Setubal dhe Brana në Portugali apo Nice në Francë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Të fundit

Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

Ulja e normës së interesit ne 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë ka bërë që dhe kreditë të...

The Telegraph: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës

Presidenti amerikan Donald Trump, po përgatitet t’i ofrojë Presidentit rus Vladimir Putin qasje në burimet e mineraleve të rralla, në këmbim të paqes në...

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë prej javësh...

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Lajme të tjera

Web TV