Holanda triumfon në Doha, dy gola i japin triumfin e parë “tulipanëve” në Botëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Golat e Cody Gakpo dhe Davy Klaassen në minutat e fundit, i dhuruan Holandës tri pikë tepër të rëndësishme në takimin e parë në Botërorin e Katarit.

Kombëtarja e drejtuar nga Louis Van Gaal, mposhti 0-2 Senegalin në duelin e parë të grupit A.

Përballja ishte tepër e luftuar, por skuadrat menduan më shumë për mbrojtjen dhe rrezikuan pak. Rastet e pastra munguan, taktika dhe kujdesi mbizotëruan në “Al Thumama Stadium”, teksa në fund festuan holandezët falë golave të lojtarëve të PSV-së dhe Ajaxit.

23-vjeçari Gakpo debutoi me gol në një Botëror, ndërkohë që kombëtarja tulipane hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit. Senegali luajti mirë dhe fort, por dalja e gabuar e Edouard Mendy, portieri i Chelsea, ndikoi që kampionët e Afrikës të dilnin pa pikë nga kjo përballje.

Grupi A kryesohet nga Ekuadori dhe Holanda me nga tri pikë. Ndeshjet e ardhshme në këtë grup do të zhvillohen të premten e 25 nëntorit: Katar-Senegal dhe Holandë-Ekuador.

Të fundit

“Salianji mund të bëhet lider i PD në zgjedhjet 2029”

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline”, ku ndër të tjera, foli edhe për lirimin...

“Kam pasur kontakt me Berishën”, Salianji: S’ka përçarje në PD

Ervin Salianji ka mbajtur sot një konferencë për media në selinë blu pas daljes së tij nga qelia. I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur...

Një tjetër ‘non grata’ hedh miliona euro për lobim në SHBA

Më shumë se 22 milionë euro do të shfrytëzohen për të angazhuar ekspertë dhe kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara, me qëllim të “pozicionimit...

Gjysmëfinalja e parë e Botërorit të Klubeve, formacionet e skuadrave Fluminese-Chelsea

Gjithçka është gati për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës për Klube midis Fluminense dhe Chelsea. Ndeshja do të luhet në stadiumin MetLife, në orën 21:0. Ndërkohë...

Të shpëtojmë bujqësinë! Qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Bujqësia siguron rreth 20% të PBB-së së vendit dhe ofron punësim për rreth 1/3 e popullsisë, ndërkohë që përfiton më pak se 2% të...

Lajme të tjera

Web TV