VIDEO/ Emocionale, ja si e përjetojnë disa fëmijë meksikanë penalltinë e pritur nga Ochoa

Ndeshja mes Meksikës dhe Polonisë u mbyll pa gola në Botërorin e Katarit. Heroi i kësaj sfide ishte padyshim portieri i “El Tris”, Ochoa, i cili i mohoi një gol nga penalltia Robert Lewandowskit.

https://youtu.be/c458AVnLKR8

Por si u përjetua ky moment?

Disa fëmijë meksikanë teksa kanë qenë duke ndjekur ndeshjen debutuese në Botëror, kanë përjetuar emocione të forta. Në momentin e dhënies së penalltisë, të gjithë ndjehen në ankth se çfarë do të ndodh. Por në momentin që portieri nuk gabon dhe e pret topin, lumturia dhe gëzimi në fytyrat e tyre është i papërshkrueshëm. Të gjithë ngrihen në këmbë dhe përqafohen me njëri-tjetrin.

Ky moment është filmuar dhe publikuar në Twitter me mbishkrimin: “Me këtë video ju tregojmë fëmijëve se çfarë është besimi, gjëja më e bukur që po shihni”.

Videoja tashmë po bën xhiron në rrjet.