Vjen befasia e dytë në Kupën e Botës, Japonia përmbys rezultatin dhe fundos Gjermaninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania e mbylli më humbje Botërorin Rusi 2018 dhe me të njëjtën mënyrë nisi Botërorin Katar 2022. “Pancerat” dështuan sërish përballë një kombëtareje aziatike: katër vite më parë ndaj Koresë së Jugut, ndërsa sot kundër Japonisë.

Katër herë kampionët e botës dolën pa pikë në duelin e parë të grupit E, të cilin e humbën 1-2 me përmbysjë. Dy skuadrave iu anulua nga një gol në pjesën e parë (Havertz/Maeda), teksa Ilkay Gundogan zhbllokoi takimin me një penallti në minutën e 33’.

Mesfushori i Manchester City u ndal nga shtylla në pjesën e dytë, portieri Shuichi Gonda u tregua i jashtëzakonshëm në katër tentativa radhazi nga Hofmann dhe Gnabry, teksa edhe Manuel Neuer kreu një pritje të madhe në krahun tjetër.

Më pas golat, Japoni përmbysi gjithçka brenda tetë minutave me dy lojtarë të ardhur nga stoli. Ritsu Doan (Freiburg) barazoi rezultatin në minutën e 75’, teksa tetë minuta përpara fundit Takuma Asano (Bochum), i dhuroi skuadrës tri pikë të arta me golin e tij. Gjermania tentoi në minutat e mbetura, por në fund pati festë japoneze.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV