Argjentina luan me gjithçka ndaj Meksikës, përballë kanë një tjetër….. aregjentinas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Argjentina do ta rifillojë nga Meksika, për të “qepur” një rol si pretendente e vërtetë.

Disfata inauguruese në “Katar 2022” ishte shokuese për Leo Messin me shokë, sepse u mundën me përmbysje 2-1 ndaj një kundërshtar modest në letër, Arabia Saudite.

Situata tashmë është tejet e ndërlikuar, nuk lejohet asnjë gabim në dy ndeshjet e mbetura.

Kujtojmë se sfida e sotme mes Albiceleste dhe kombëtares meksikane është e vlefshme për xhiron e dytë të grupit C të Kupës së Botës. Është një sfidë super interesante dhe tashmë mund të jetë vendimtare për kualifikimin në 16-she. Fillimi është caktuar në orën 20:00 në stadiumin kombëtar “Lusail”.

Skuadra e Lionel Scalonit bëri surprizën e parë të madhe negative me disfatën e pësuar nga Arabia Saudite. Një rezultat i paimagjinueshëm në prag të Botërorit. Messi & CO kishin kaluar në epërsi, por ngadalë sauditët fituan besimin dhe pasi goli i Lautaro u anulua për pozicion jashtë loje, nisën përmbysjen.

Të besuarit e Tata Martino, argjentinas dhe ish-trajner i “Seleccìon”, barazuan 0-0 me Poloninë në ndeshjen e parë, me protagonist Ochoa falë penalltisë së pritur ndaj Lewandowki. Tani trikolorët dëshirojnë të vazhdojnë serinë pozitive për t’i dhënë vetes disa mundësi kualifikimi në raundin tjetër.Mexico boss Martino defends tactics after Gold Cup final defeat | Goal.com US

Formacionet e mundshme Argjentinë-Meksikë? Scaloni do të ndryshojë diçka në krahasim me debutimin e tij: Mac Allister dhe Enzo Fernandez në mesfushë për Paredes dhe Papu. Në mbrojtje Lisandro Martinez dhe Acuna janë favoritë ndaj Romeros dhe Tagliafico. Di Maria, Messi dhe Lautaro konfirmohen si titullarë.

Gerardo Martino konfirmon të njëjtin formacion startues që barazoi me Poloninë. Në mesfushë konfirmon Herrera, E.Alvarez dhe Chavez, ndërsa në sulm treshen VegaMartin-Lozano. Në repartin e përparmë mund të shohim diçka të re, me Raul Jimenez që shpreson të startojë nga minuta e parë.

Lexo edhe :  Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit nis hetim

Ja formacionet e mundshme:

ARGJENTINA (4-2-3-1): E. Martinez; Molina, L. Martinez, Otamendi, Acuna; De Paul, Fernandez; Di Maria, Messi, Mac Allister; Lautaro.

MEKSIKA (4-3-3): Ochoa; Sanchez, Montes, Moreno, Gallardo; Herrera, E. Alvarez, Chavez; Vega, Martin, Lozano.

Të fundit

Ju njohim me Kriselin, gjeniun e matematikës! Medalja e Nderit nuk i mjafton

Krisel Leka, 16 vjeçari nga Durrësi është kthyer nga Australia me një përvojë unike. Ai fitoi çmimin e Nderit...

Financial Times zbulon udhëtime sekrete të zyrtarëve iranianë në objektet bërthamore ruse

Gazeta Financial Times përmes një investigimi ka zbuluar rolin e Rusisë në zhvillimin e programit bërthamor të Iranit. Raporti madje përmend udhëtime sekrete të ekspertëve...

Dy demokratët japin sinjalin e bashkimit: Kështu i bëjmë mirë PD-së

Dy ish-deputetët e Partisë Demokratike, Myslim Murrizi dhe Dash Sula përgjatë orëve të fundit janë duke shkëmbyer replika të njëpasnjëshme virtuale për mënyrën sesi...

Nga Italia, deputet e ministër, në shitës, si e denigroi Enveri Sejfulla Malëshovën!

Sejfulla Malëshova ishte ndër komunistët e parë, por vite më vonë ai e pësoi shumë keq nga komunizmi. Ideolog, poliglot e mbi të gjitha, një...

Organizata Europiane ngre alarmin për banesat: Duhet ndërhyrje urgjente

Organizata Europiane e Profesioneve të Pasurive të Paluajtshme (CEPI), përfshirë NAREA-n (Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme), në dokumentin publik të datës 5 gusht...

Lajme të tjera

Web TV