Kuvendi i Shqipërisë me dy kryeministra dhe dy kryetarë, valëvliten 2 flamujt!

Sot në Kuvendin e Shqipërisë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.Mbledhja e parë e dy Kuvendeve mbahet me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Kojufca janë pritur nga kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.

Seanca ka nisur me mbajtjen e dy himneve, fillimisht ai i Kosovës dhe më pas i Shqipërisë, teksa deputetët janë ngritur më këmbë për të respektuar dy himnet. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ulur përbri Ramës, në vendin e zakonshëm të kryeministrit, ashtu si edhe Konjufca pranë Nikollës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla do të hapë punimet e kësaj mbledhjeje për të vijuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sipas axhendës së publikuar, mbledhja do të vijojë me fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Albin Kurtit.

Gjithashtu, një një fjalim përshëndetës do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.