Shitet në një ankand për 43 mijë paund njëra prej makinave që përdorte Elizabeth II

Një makinë e llojit “Jaguar X-Type” që i përkiste Mbretëreshës Elizabeth II është shitur për 43,000 paund pasi doli në ankand.

Mbretëresha Elizabeth, e cila vdiq në shtator në moshën 96-vjeçare, favorizoi makinën “Land Rover Defender”, si mjetin e saj kryesore, ajo mendohet se e ka konsideruar Jaguar-in e saj si të dytën më të preferuar dhe shpesh është fotografuar duke lëvizur me atë rreth “Windsor Estate”.

Ankandi i zhvilluan nga “Historics Auctioneers” u zhvillua në ndërtesën Mercedes World në Wembridge, Angli.

Drejtuesi i ankandit, James Good tha për “Daily Telegraph” se makina është unike.

“Ishte emocionuese të ofrosh makinën e Mbretëreshës Elizabeth për shitje. Ne jemi të emocionuar, gjithashtu jam i sigurt se edhe pronari i ri. Është një makinë shumë e koleksionueshme… Është krejtësisht unike”.