“Juve, nis revolucioni”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

Sot nis xhiro e tretë e fazës së grupeve të Kupës së Botës dhe disa përballje interesante do të na shoqërojnë.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

Hapjet e gazetave italiane shënohen natyrshëm nga lajmi i ditës, ai i dorëheqjes të Bordit të Drejtorëve të Juventusit, përfshirë edhe presidentin Andrea Agnelli. “Juve, nis revolucioni”, titullohet La Gazzetta dello Sport.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 29/11/2022

Corriere dello Sport hapet po ashtu në lidhje me atë që ndodhi me Juventusin: “Dorëhequr”. Lamtumira e Agnellit dhe e gjithë Bordit hap një epokë të re, në pritje për të kuptuar evolucionin e hetimit për fitimet kapitale.Prima Pagina Corriere dello Sport 29/11/2022

Tuttosport si zakonisht hapet gjithashtu me lajmin e bujshëm: “Epoka e re e Juves”. Të gjithë largohen, edhe Agnelli! Prima Pagina Tuttosport 29/11/2022

Në Portugali, A Bola feston me protagonistin e fitores së djeshme, që siguroi edhe kalimin e grupit drejt fazes 1/16-të, pikërisht Bruno Fernandes, autor i një dyshe: “Princi perfekt”.Prima Pagina A Bola 29/11/2022

Në Spanjë, gazeta madrilene AS hapet me titullin: “Brazili në pamje”. Një gol i Casemiro kualifikon Brazilin, i cili mund të përplaset në çerekfinale me Spanjën.Prima Pagina AS 29/11/2022

“Zjarr dhe akull” shkruan Britanikja “Mirror Sport”, në lidhje me ndeshjen e ditës të Anglisë ndaj ‘fqinjëve’ të Uellsit. Të dyja skuadrave u duhet fitorja për kualifikim, prandaj do të jetë ndeshje e luftuar deri në fund.Prima Pagina Mirror Sport 29/11/2022