Përfundon grupi D/ Kualifikohet Franca dhe Australia, dështon Danimarka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Australia mori një fitore të madhe ndaj Danimarkës në ndeshjen e fundit të Grupit D, teksa fitoi me rezultatin 1-0. Golin vendimtar e shënoi Khazri në fraksionin e dytë të lojës ndërsa Danimaka i jep fund rrugëtimit të saj në Katar duke zhgënjyer pritshmëritë.

Pjesa e parë ishte me mjaft ritëm teksa nuk munguan rastet për të dyja skuadrat, edhe pse ato mundësitë flagrante munguan. Sidoqoftë, Danimarka e detyruar edhe prej pikëve, ku i duhej vetëm fitorja tentoi të shfaqej më imponuese dhe Eriksen provoi kuadratin me një goditje tokazi në brendësi të zonës.

Por, fantazisti i Manchester United nuk pati shënjestrën e duhur dhe në këtë formë pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0. Në fraksionin e dytë, Australia arriti të konkretizonte shansin e saj nëpërmjet Leckie që dërgoi në festë të tijtë në minutën e 60-të. Një gol që mbeti në fuqi deri në fundin e ndeshjes me Australinë që me gjashtë pikë kualifikohet si e dyta e grupit dhe pret në fazën e ardhshme sfidën me fituesit e Grupit C. Hera e fundit që Australia kalonte grupin ishte në vitin 2006.

Në sfidën tjetër, Franca e mbyll në vendin e parë Grupin D, edhe pse “Gjelat” të përfshirë nga ndryshime të shumta në formacion prej Didier Deschamps dolën të mposhtur nga ndeshja e tretë në grup përballë Tunizisë me rezultatin 1-0.

Sa i takon sfidës, Franca nuk shkëlqeu sidomos në pjesën e parë të lojës me tunizianët që u shfaqën kërkues në pjesën më të madhe të fraksionit të parë, të imponuar edhe nga shansi minimal që kishin për t’u kualifikuar. Në minutën e tetë, Tuniza në fakt e gjeti rrugën e rrjetës, por festa zgjati pak pasi Ghandri ishte në pozicion të parregullt dhe anësori u tregua i vëmendshëm për ta akorduar ndërsa edhe VAR konfirmoi vendimin e tij.

Lexo edhe :  Telefonata që trazoi ujërat te Bayern: "Ku jemi me merkaton? Largohu nga SHBA!"

Në 45-minutat e dyta, Franca provoi të shfaqej më kërkuese në fushë, por Tunizia befasoi dhe i ndëshkoi në minutën e 58-të me anë të Khazri që përfitoi edhe nga një gabim i Fofana në mesfushë. Në vijim, Franca provoi maksimumin për të reaguar sidomos me Mbappe dhe Dembele që u aktivizuan pas disavantazhit, por pa rezultuar të suksesshëm. Në fund, Griezmann shënoi por VAR ndërhyri dhe e anuloi golin e francezëve ndërsa Tunizia pavarësisht fitores nuk ia del të kualifikohet edhe pse e mbyll grupin me katër pikë.

Nga ana tjetër, në fazën pasardhëse, Franca pret përballjen me skuadrën e renditur në vendin e dytë në Grupin B, aty ku rrezikohet edhe një sfidë me Argjentinën.

Të fundit

Arrestimi i bosit të lidhur me mafien shqiptare, u ‘tradhtua’ nga vajza 3-vjeçare (VIDEO)

Arrestimi i supertrafikantit ekuadorian Fito po bën bujë në mbarë botën. Ai njihej për lidhje me mafien shqiptare. Ndërkohë raportohet se...

“Plumbat vinin nga pas”, ish-prokurori Arjan Ndoja ‘zbërthehet’ në GJKKO

Ish-prokurori Arjan Ndoja, sot deputet i zgjedhur i PD-së, Arjan Ndoja, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për atentatin ndaj tij...

“Ul kokën para meje, se të njoh mirë kush je”/ Klodiana Lala përplaset me sekretarin e PL

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe gazetarja Klodiana Lala u përfshinë në një debat të fortë, në emisionin "Të Paerkspozuarit”...

Çfarë do të bëje nëse do të kishe një kukull të frikshme të ngjashme me nënën tënde?

Ja çfarë bëri një vajzë shtatëvjeçare në fotografitë eartistes polake Aneta Grzeszykowska Nga Ariela Bard Në një prej fotografive të artistes polake Aneta Grzeszykowska, vajza e...

Shqipëria mes tërmeteve dhe zjarreve, por pa kulturë sigurimi

Ponari, CEO i SIGAL: Sigurimet ndërtojnë liri dhe dinjitet Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturës globale. Shkrirja e akullnajave, vdekjet nga nxehtësia dhe përhapja...

Lajme të tjera

Web TV