Barcelona vihet në kërkim të një portieri, katalanasit hedhin sytë nga Milano

FILE PHOTO: Soccer Football - LaLiga - FC Barcelona v Real Betis - Camp Nou, Barcelona, Spain - December 4, 2021 FC Barcelona coach Xavi REUTERS/Nacho Doce

Barcelona po shfrytëzon në maksimum pauzën e kampionatit për të studiuar tregun e transferimeve.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se, katalanasit janë në kërkim të një portieri, pasi në verë, Ter Stegen mund të “sakrifikohet” për shkak të problemeve financiare.

Barcelona ka “piketuar” portierin e Interit, Andre Onana i cili pëlqehet jo vetëm nga drejtuesit e spanjollëve, por edhe nga trajneri Xavi Hernandez.

Gjithsesi, kjo ide mund të vendoset në zbatim, vetëm nëse Barcelona do të jetë e detyruar të pranojë ofertat në drejtim të portierit gjerman, pasi në rast se Ter Stegen qëndron atëherë “pista” Onana bie menjëherë.