Borrell: Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell ka deklaruar se do të diskutojë me partnerët e tij në OSBE, seanca e së cilës filloi në Lodz të Polonisë, të gjitha mundësitë ligjore me qëllim që Rusia të paguajë për shkatërrimin e Ukrainës.

“Ne kemi sekuestruar pothuajse 20 miliardë euro nga oligarkët dhe njerëzit që mbështesin Rusinë dhe kontrollojmë rreth 300 miliardë nga burimet financiare të bankës qendrore ruse,” tha ai.

“Këto para duhet të përdoren për të rindërtimin e Ukrainës,” tha ai gjatë takimit të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE).

“Rusia ka shkaktuar luftën në Europë, ka minuar kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ka dështuar të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare”, tha ai.

Borrell tha gjithashtu se Europa dhe bota “kanë nevojë për një rend të ri sigurie në Europë, pasi Rusia shkatërroi plotësisht atë që kishim”.

Ai njoftoi gjithashtu një propozim “që synon të mbështesë Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Rusisë për krimet e luftës” në Ukrainë, një ide që “duhet të diskutohet dhe miratohet fillimisht nga vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe më pas nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Të fundit

Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Arsyeja ime për të qëndruar e drejtë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, i ka bërë një dedikim të ndjerë vajzës së saj Ajka, e cila erdhi në jetë...

Tronditëse/ Ra nga kati i 11-të i pallatit, vdes në mënyrë tragjike futbollisti i njohur

Sulmuesi gabonez Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 28-vjeçare, pasi u rrëzua nga ballkoni i banesës së tij në katin...

LaCivita është Lulzim Basha i ri, por… me lekë

Nga Mero Baze Pasi i bëri të gjitha këto, pasi beteja e tij me “presta nome”-n e tij mbaroi, pasi mori logon dhe vulën e...

Rama batuta me të rejat e Tiranës: Nëse i dashuri juaj voton “Bufin”, mos ia varni

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në bashkëbisedimin me të rinjtë dhe të rejat në Tiranë, bëri dhe batuta me premtimin e tij...

Zegjine Çaushi me mesazh pikant për Bardhin: Hajde tek motra, të fusim ndonjë gjë në gojë

Zegjine Çaushi, kandidatja e Partisë Socialiste, ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të thumbuar Gazmend Bardhin, përmes një videoje plot humor, sarkazëm...

Lajme të tjera

Web TV