Portugalia dhe Koreja e Jugut përballen për kualifikim, publikohen formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Koresë së Jugut dhe ajo e Portugalisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit të tyre në grupin H.

Sfida do të zhvillohet në ‘Education City Stadium’ dhe nis në orën 16:00.

Koreja e Jugut vjen në këtë ndeshje me një barazim dhe një humbje, kështu që luan për fitore.

Në anën tjetër, Portugalia është kualifikuar si e para me dy fitore nga dy takimet e para dhe luan pa presion në këtë përballje.

Formacionet zyrtare:

Koreja e JugutSeung-gyu; Moon-hwan, Young-gwonm, Kyung-won Kwon, Jin-su; In-beom Hwang, Jung; Kang-in Lee, Jae-sung Lee, Son; Cho.

PortugaliaCosta, Dalot, Antonio Silva, Pepe, Cancelo; Neves, Nunes, Vitinha; Joao Mario, Horta, Cristiano Ronaldo.