100 vjet marrëdhënie Shqipëri-SHBA, Yuri Kim: Është një nder i veçantë të shërbej këtu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si sot, më 4 dhjetor 1922, i dërguari i parë i SHBA në Shqipëri, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letrat e tij kredenciale qeverisë së Shqipërisë në Tiranë.

Në këtë datë të shënuar një mesazh ka ardhur nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila shprehet se, 100 vite më pas, ne shënojmë këtë rast të veçantë në historinë e hershme të miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Si sot, më 4 dhjetor 1922, i dërguari i parë i SHBA në Shqipëri, Ulysses Grant-Smith i paraqiti letrat e tij kredenciale qeverisë së Shqipërisë në Tiranë. Grant-Smith u emërua në këtë detyrë në shtator të vitit 1922 nga Presidenti Ëarren G. Harding dhe shërbeu në Shqipëri deri në vitin 1925. 100 vite më pas, ne shënojmë këtë rast të veçantë në historinë e hershme të miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA. Si Ambasadorja aktuale e SHBA në Shqipëri, kam nderin të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara gjatë këtij 100-vjetori. Është gjithashtu e rëndësishme të njohim dhe kujtojmë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë partneritet, amerikanë dhe shqiptarë, si dhe të gjithë ata që ishin aty në fillim, si zoti Grant-Smith. Është një nder i veçantë t’i shërbej vendit tim në Shqipëri dhe të takoj kaq shumë shqiptarë të mrekullueshëm që punojnë për të forcuar lidhjen mes vendeve tona. Faleminderit. Edhe një qind!” – Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Të fundit

Berisha nuk shkon në gjyq/ Avokati Hoxha: “Partizani” do zgjasë

Avokati Arbër Hoxha thotë se gjykimi për dosjen “Partizani” do të zgjasë. Në një intervistë për “Newsline” në ABC News,...

“Noche Triste”, kur lakmia spanjolle u mbyt në gjakun e vet dhe solli Natën e Trishtuar

30 qershor 1520 Ka netë kur perandoritë përkulen, jo përballë ushtrive më të mëdha, por përballë krenarisë së atyre që mbrojnë shtëpinë. Në historinë e...

Kina në ofensivë teknologjike, Xi “ringjall” frymën e Maos

Në fillim të viteve 1950, ndërsa Partia Komuniste e Kinës përpiqej të rindërtonte vendin e shkatërruar nga luftërat, Mao Zedong, heroi revolucionar dhe udhëheqës...

Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para të ditës së sotme rrugët...

Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon. “Nuk ke problem të gjesh...

Lajme të tjera

Web TV