Berisha pas primareve/ “Sot e bëmë PD-në forcën politike më të fuqishme në Shqipëri!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat pas përfundimit të procesit të votimit për primaret.

Berisha tha se gara për primaret ka qenë një nga garat më të pashembullta dhe më të fisshme që ka pasur Shqipëria në historinë e saj.

“Erdha të falënderoj me shumë përzemërsi sot ata dhjetëra mijëra anëtarë dhe simpatizantë të PD që votuan në të katër anët e vendit për kandidatët për kryetar bashkie të tyre. Një falënderim të veçantë kam për të gjithë ata që morën pjesë në këtë garë, e fisnikruan garën e pashembullt, e paparë ndonjëherë me mbi 200 burra, gra të rinj ,anëtarë të PD, anëtarë të shoqërisë civile. Pra prurje të larmishme, të ndryshme, por që me angazhimin e tyre e bënë garën më kuptimplotë, më të fisshme, më të pashembullt në historinë e vendit.

Falenderoj të gjitha strukturat e DP që u angazhuan me përgjegjësi të madhe në administrim sot të këtij procesi. Falenderoj komisionin e operacioneve zgjedhore që ka përballuar një volum pune të jashtëzakonshëm. Me këtë rast dua të theksoj se sot ishte hera e pestë që nga 18 dhjetori i vitit 2021 që anëtarët dhe anëtaret e PD sot dhe simpatizantët e saj fol, folën vendosën me votën e tyre. Nuk besoj të ketë një forcë tjetër politike gjëkundi që në një hark kohor më pak, apo të themi rreth 12 mujor të ketë ushtruar me të gjithë anëtarësinë e saj 5 herë votën e tyre.

Në këtë kontekst kam bindjes se sot çdo anëtar i PD, simpatizantët e saj ndjehen më të lirë, ndjehen më dinjitozë, ndjehen më të motivuar se kurrë më idealet e tyre demokratike. Kam bindje se ata vlerësojnë këtë ndryshim madhor të PD, këtë proces me të cilin kjo forcë politike përmbysi përfaqësimin, procedurën e përfaqësimit dhe zgjedhjes së drejtuesve partiakë, qeveritarë vendorë të saj. Në të gjitha këto procedura sovrani për PD-në ishte anëtarësia nuk ishte as kryetari dhe as kryesia. Pra vendosëm në këtë mënyrë një standard demokratik i pa parë më parë në Shqipëri, çka e bën sot PD-në forcën më të fuqishme politike të Shqipërisë, forcën më të përkushtuar për lirinë dhe të drejtat e anëtarëve të saj, dhe nesër në pushtet të qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

 

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV