Iran/​Protestuesit bëjnë thirrje për një grevë tre-ditore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demonstruesit në Iran sot bënë thirrje për një grevë tre-ditore këtë javë në një përpjekje për të mbajtur presionin mbi autoritetet për vdekjen e Mahsa Amini në paraburgim, me protesta të planifikuara në ditën kur presidenti Ebrahim Raisi është planifikuar t’u drejtohet studentëve në Teheran.

Raisi pritet të vizitojë Universitetin e Teheranit të mërkurën, e cila festohet si Dita e Studentëve në Iran.

Sipas postimeve individuale në Twitter, protestuesit po bëjnë thirrje për greva të tregtarëve dhe një tubim pranë sheshit Azadi (Liria) të Teheranit që të përkojë me Ditën e Studentëve.

Thirrje të ngjashme për greva dhe mobilizim masiv në javët e fundit kanë përshkallëzuar trazirat që kanë kapluar vendin.

Agjencia aktiviste e lajmeve HRANA njoftoi se 70 protestues, duke përfshirë 64 të mitur, ishin vrarë deri të shtunën.

Në njoftim thuhet gjithashtu se janë arrestuar 18.210 demonstrues dhe se janë vrarë 61 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Protestat në të gjithë vendin filluan pasi një grua e re iraniane, Mahsa Amini, 22 vjeç, vdiq në paraburgimin e “policisë së moralit” më 16 shtator.

Gazeta britanike “Mirror” raportoi sot se “policia e moralit” e Iranit është shfuqizuar pas më shumë se dy muajsh protesta nga demonstruesit.

“Policia e moralit nuk ka asnjë lidhje me sistemin e drejtësisë dhe është shfuqizuar”, tha të shtunën në mbrëmje Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Jafar Montazeri.

“Policia e Moralit” ishte e bashkuar me forcat iraniane të sigurisë dhe detyra e tyre ishte të zbatonin moralin islam, siç udhëzohej nga klerikët kryesorë të Republikës Islamike.

Ajo u formua në vitin 2006, gjatë kohës së presidentit Mahmud Ahmadinexhad, me qëllim që të “përhapte kulturën e veshjes modeste dhe hixhabit”.

Të fundit

Franc List, frymëzuesi i romantizmit muzikor

Nga Leonard Veizi Në panteonin e figurave kolosale të artit, ku muzika gërshetohet me pasionin dhe shpirti njerëzor sfidon kufijtë...

Rama rrëfen për median gjermane dhunën ndaj tij në ’97/ Ishte tentativë vrasje

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka folur mes të tjerash për një episod të rëndë në jetën e tij...

Prezantohen katër nënkryetarët e rinj të bashkisë Tiranë, ja sektorët që do të mbulojnë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka prezantuar katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë. Prezantimet e reja kanë ardhur...

Shqipëria prezanton pozicionin negociues për Grup-kapitullin 5 me BE-në

Shqipëria po bëhet gati të paraqesë Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. Ministrja...

Reshje dhe ulje temperaturash/ Ja çfarë do të ndodhë me motin përgjatë muajit Gusht

Meteorologia Anira Gjoni thotë se temperaturat gjatë fillimit të gushtit do vijojnë në këto vlera që na kanë shoqëruar gjatë kësaj jave. Gjoni tha...

Lajme të tjera

Web TV