VIDEO/ Franca mposht Poloninë me lehtësi dhe vijon në çerekfinale, Mbappe tjetër nivel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca mposht Poloninë me rezultatin 3-1 dhe siguron një biletë për në fazën çerekfinale të Katar 2022. Polakët tentuan t’i bënin ballë francezëve dhe në disa momente të lojës ia dolën mbanë mjaft mirë. Megjithatë, ato që vendosën në fund ishin kualitetet e Les Bleus që e ndëshkuan Poloninë me Olivier Giroud dhe Kylian Mbappe.

Sa i takon kronikës së pjesës së parë, Franca e nisi me vrull duke kërkuar që të tregonte forcën që në minutat e para. Ishin dy goditje nga ana e Tchouameni dhe Dembele që vendosën në provë portierin Szczesny, respektivisht në të 13-tën dhe të 16-tën. Pas këtij fraksioni loje, Polonia e mori veten dhe gjithashtu kërcënoi francezët. Rasti i pari i takoi Robert Leëandoëskit që provoi me një goditje nga distanca dhe që përfundoi vetëm pak centimetra larg kuadratit të Lloris.

Gjithsesi, mundësia më e mirë për polakët u regjistrua në minutën e 37-të, kur fillimisht Zielinski e më pas Cash u shfaqën brenda zonës së “Gjelave” me Varane që shpëtoi topin në vijën fatale. Por, ky moment i mirë nuk u shfrytëzua nga polakët që u goditën vetëm shtatë minuta më pas nga ana e Olivier Giroud. Sulmuesi kombinoi bukur me Mbappe dhe përballë Szczesny nuk gaboi. Festë te Franca, gjithashtu një moment krenarie edhe për Giroud që me 52 gola u shndërrua në golashënuesin më të mirë të Francës duke lënë pas një legjendë si Thierry Henry.

Me avantazhin 1-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, ishin sërish Kampionët e Botës në fuqi që u shfaqën më të orientuar drejt sulmit për të gjetur golin e dytë. Mbappe, Dembel, por edhe Giroud provuan, madje ky i fundit shënoi sërish me një roveshatë këtë herë, por loja ishte ndalur më parë për një faull ndaj portierit të polakëve.

Lexo edhe :  Mangësia në VKM, Enkileda Carja shpërblehet vetëm për garën U-20

Megjithatë, goli i dytë erdhi në minutën e 74-të me anë të një kundërsulmi të ekzekutuar në perfeksion nga ana e Dembele dhe Mbappe me këtë të fundit që përmbylli me sukses aksionin teksa me një goditje preçize në zonë nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit Szczesny.

Një gol që i preu gjunjët polakëve dhe i detyroi të dorëzoheshin para kohe, ndërsa Mbappe gjeti kohën edhe për një tjetër gol. Sërish brenda zone, 23-vjeçari goditi me efekt dhe e depozitoi topin në fundin e rrjetës së Szczesny.

https://youtu.be/FmQATKLH_ho

Në fund pati kohë edhe për një gol të Robert Leëandoëskit që shënoi me 11-metërshin, një rrjetë që i shërbeu sa për statistikë personale sulmuesit që e mbyll këtë Kupë Bote me dy gola të realizuar. Kështu, me një fitore bindëse, Franca garanton pjesëmarrjen në çerekfinale dhe pret të përballet me fituesen e çiftit Angli-Senegal.

Të fundit

Emrat/ Arrestohen në Dubai 3 shqiptarë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale

Tre shtetas shqiptarë të njohur si përkrahës të të shumëkërkuarit, Talo Çela, janë arrestuar në Dubai. Bëhet fjalë për shtetasit...

Rama: Aprovohet hapja e një tjetër grupkapitulli të negociatave!

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy”. Kreu i qeverisë po iu përgjigjet pyetjeve të bëra në platformat sociale. Rama...

Ku ndryshon hyrja në SHBA nga heqja Non-Grata?

Nga Kreshnik Spahiu Ku ndryshon hyrja në SHBA nga heqja Non-Grata? Ligjërisht heqja Non-Grata bëhet me të njëjtën proçedur siç u shpall personi në listën...

Kompanitë europiane ngrejnë alarmin/ Rritja e euros kundrejt dollarit shqetësuese

Rritja e euros kundrejt dollarit këtë vit po bëhet shqetësim për eksportuesit. Kompanitë europiane po alarmohen për euron e fortë, pasi rritja e monedhës kundrejt...

Vota e diasporës/ 62% e zarfeve mbërrijnë në KQZ! Afat edhe sot për tërheqjen e tyre

Deri më 7 maj 2025, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë mbërritur 153,277 zarfe me fletë votimi të dërguara nga votuesit shqiptarë që...

Lajme të tjera

Web TV