Gara për Tiranën/ Tërhiqet Alimehmeti: Anëtarësia foli pro Belind Këlliçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Alimehmeti ka dhënë dorëheqjen nga gara e primareve për bashkinë e Tiranës.

Në një dalje për mediat së bashku me Belind Këlliçin, Alihmehmeti falenderoi anëtarësinë dhe demokratët.

Ai deklaroi se do të mbështesë Këlliçin për të garuar për Tiranën në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Jemi këtu më pak se 24 orë nga Primaret, ku anëtarësia shprehu vullnetin me votë për herë të parë, në respekt të votës e duke falënderuar cdo votues, për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje, u numërua me transparencë të plotë.

Që në fillim kam qenë i bindur që rolin kryesor duhet ta kishte anëtarësia që dje foli pro Këlliçit. Ju kam dalë zot që sido të shkonte do t’i isha në krah. Kjo është shenja e parë, të njohësh votën e ta respektosh. Do vijojmë punët përkundrejt fitores në 14 maj”, theksoi mjeku ndër të tjera.

Kujtojmë se gara e djeshme për Primaren e Tiranës shkoi në balotash mes Belind Këlliçit që ka marrë 4040 vota dhe mjekut Ilir Alimehmeti që ka marrë 2196 vota.

Të fundit

Përballja e Edi Ramës me vemjet e drejtësisë

Nga Artur Ajazi Prej disa kohësh, Edi Rama kryeministri i Shqipërisë, po përballet denjësisht me raste të shpeshta abuzimi nga...

Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet si lojtar i Torinos

Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i ri i Torinos. Mesfushori i Kombëtares kuqezi u transferua nga Interi në huazim me pagesë prej 1.5 milionë...

Skandali i mandatit te ‘Shqipëria Bëhet’, Kolegji konfirmon vendimin që ndez debate

Pas seancës së nisur paraditen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon mandatin e Partisë Shqipëria Bëhet...

Flet opozitari i Putin: Ka probleme me financat dhe me rekrutimin e ushtarëve

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i naftës që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe kaloi dhjetë vjet në burg në Siberi për shkak...

Banditët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur “investigativë”. Të veshur me këtë emër...

Lajme të tjera

Web TV