Formacionet zyrtare të sfidës Portugali-Zvicër, Cristiano Ronaldo e nis nga stoli

Portugalia dhe Zvicra përballen për biletën e fundit të çerekfinales.

Portugezët vijnë si fitues të grupit, ndërsa Zvicra nga pozita e dytë ne grup.

Te luzitanët nga minuta e parë në sulm luajnë Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Gonçalo Ramos dhe Joao Félix, duke e lënë në bankën rezervë Cristiano Ronaldon.

Në anën tjetër te helvetët do të luajë nga minuta e parë me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Formacionet zyrtare:

Portugalia: Diogo Costa; Dalot, Rúben Dias, Pepe, Cancelo; Otávio, William Carvalho, Bruno Fernandes; Bernardo Silva, Gonçalo Ramos, João Félix

Zvicra: Sommer; Fernandes, Schär, Akanji, Rodríguez; Freuler, Xhaka; Shaqiri, Sow, Vargas; Embolo.