Rrëzohet Rusia në Beograd. Delegacioni shqiptar, protagonisti nr 1.

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet me sukses politik ne Beograd sesioni i 60 i Asamblese Parlamentare te Bashkepunimit te Ekonomik te Detit te Zi.( PABSEC). Nje sesion me debate te nxehta per shkak se ne te bejne pjese si Ukraina ashtu edhe Rusia. Delegacioni shqiptar me Kryetar Petro Kocin u be protagonisti kryesor per rrezimin e aprovimit te mandateve te delegacionit rus ne Asamble.

Me nderhyrje te vendosura dhe te sakta u shmang cdo manover per ti bere dredha rregullores qe kishin synim te arrihej vlefshmeria e mandateve te Rusise, duke shpikur opsionin e votimit ne bllok te te gjithe mandateve te delegateve te rinj. Votimi u krye ne perputhje me rregulloren dhe asnje mandat i ri i Rusise nuk u aprovua. Ne krah te Shqiperise ishte aktiv edhe delegacioni rumun.

Ne favor te Rusise votuan Serbia, Armenia, Turqia. Ne fjalen e tij zoti Koci theksoi se “nuk kemi te bejme thjesht me nje konflikt por me lufte naziste te Rusise ndaj Ukraines. Ukraina po lufton per clirim, ndersa Rusia po kryen lufte pushtuese. Cdo deputet i Rusise eshte njelloj pergjegjes per agresionin mbi Ukrainen.” Delegacioni rus u largua me nervozizem nga sesioni. Nderkohe amendamentet e delegacionit ukrainas kaluan te gjitha ne dokumentet e aprovuara ne Asamble.

Megjithese statuti i organizates nuk parashikon perjashtimin si opsion, mosaprovimi i mandateve ruse eshte de facto perjashtim.

Delegacioni ukrainas i shprehu mirenjohje te vecante Shqiperise per kembenguljen aktive te delegacionit per te materializuar ne vendimmarrje vullnetin politik te organizates.

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV