Yuri Kim, drejt largimit nga Shqipëria/ Zbardhet njoftimi i minutës së fundit

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, është drejt largimit nga Shqipëria.

Ministria e Jashtme ka konfirmuar pak minuta më parë se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores amerikane.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme ka theksuar se nuk mund të japë ende detaje për emrin e ambasadorit të ri që pritet të zëvendësojë Yuri Kim.

“Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekullim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”, thuhet në deklaratë.