Zyrtare/ Luis de la Fuente është trajneri i ri i Kombëtares së Spanjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luis de la Fuente, trajneri i ekipit U-21, është ai i zgjedhur nga RFEF për të marrë drejtimin e kombëtares spanjolle, duke zëvendësuar Luis Enrique Martínez.

Pasi u konfirmua lamtumira e Spanjës në turneun e Katarit, në ndeshjen e 1/8-tës kundër Marokut, RFEF dhe Luis Enrique kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund marëdhënies si trajner dhe kanë vendosur të hapin një projekt të ri me Luis de la Fuente përpara.

NJË CIKËL KATËR VJEÇAR

I emëruar pas Kupës së Botës në Rusi, Luis Enrique përfundon një cikël katërvjeçar, me përjashtim të muajve që mungoi për shkak të sëmundjes së vajzës së tij.

Luis Enrique udhëhoqi Spanjën në dy edicione të Ligës së Kombeve (2019 dhe 2021), një Europian (verë 2021) dhe një Kupë Bote, atë të Katarit. RFEF raportoi këtë të enjte se Luis Enrique nuk është më në krye të skuadrës.

“NJË PROJEKT I RI”

“Drejtori sportiv i RFEF-it i ka transferuar presidentit një raport në të cilin përcaktohet se duhet të fillojë një projekt i ri për ekipin spanjoll të futbollit, me qëllim që të vazhdojë me rritjen e arritur në vitet e fundit falë punës së kryer nga Luis Enrique dhe bashkëpunëtorët e tij.

Si presidenti Luis Rubiales dhe drejtori sportiv José Francisco Molina ia kanë transmetuar trajnerit vendimin e marrë”, thuhet në deklaratën e RFEF.

Luis de la Fuente, i lindur në Haro (La Rioja) dhe një ish-lojtar i Athletic Bilbao dhe Sevilla, do të jetë në krye të këtij projekti, me një listë lojtarësh që ai ka drejtuar tashmë në kategoritë më të ulëta.

De la Fuente është në krye të ekipit U-21 që nga viti 2018, duke zëvendësuar Celades. Në vitin 2019 ai fitoi kampionatin evropian nën 21 vjeç.

Të fundit

Progres, por jo marrëveshje: Çfarë ndodhi në takimin mes Trump dhe Putin?

Me avionë luftarakë, një qilim të kuq dhe një slogan shpresëdhënës – “Në kërkim të Paqes” – të ngjitur...

Të dhënat e OKB: Që nga muaji maj, mbi 1700 të vrarë teksa po prisnin për ndihma në Gazë

“Që nga 27 maji e deri më 13 gusht, ne kemi regjistruar të paktën 1.760 palestinezë të vrarë teksa po kërkonin të merrnin ndihma....

Spahiu: Putin përfiton nga takimi me Trump pas izolimit 3 vjeçar

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv në lidhje me Samitin e Alaskës dhe takimin e presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, se shefi i...

Nga “trend” në tragjedi, thikat në duart e 14-vjeçarëve shqiptarë

Nga Leonard Veizi Nuk është thjesht një modë e shëmtuar. Nuk është një lojë adoleshentësh që përfundon me një plagë të lehtë dhe pak gjak....

Putini, shtrëngim duarsh ‘dominues’ mbi Trumpin

Në simbolikën e samitit historik midis dy udhëheqësve në Alaska, edhe shtrëngimi i duarve mund të marrë një kuptim politik. Para kamerave dhe fotografëve,...

Lajme të tjera

Web TV