Humbi disa raste ndaj Australisë, Messi: “Lautaro është lojtar kyç për ekipin tonë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i Interit, Lautaro Martinez është duke kaluar një kohë të vështirë në Katar, duke humbur vendin e tij ndaj Julian Alvarez, por një gol mund të ndryshojë gjithçka për sulmuesin e njohur dhe këtë e beson edhe kapiteni Lionel Messi.

Krahasimet midis Lautaros dhe Gonzalo Higuain filluan shumë përpara se të vinte vërshëllima e fundit në stadiumin Ahmad bin Ali. Historia do të përsëritej, kishin frikë tifozët e Argjentinës, me shpresat e Messit për të fituar Kupën e Botës edhe një herë të shkatërruar nga një sulmues që humb raste.

Kjo nuk ishte një finale, natyrisht, thjesht një ndeshje e 1/8-tës me Australinë. Dhe Argjentina tashmë kishte bërë mjaftueshëm – falë një tjetër paraqitje superiore të Messit – për të kaluar në çerekfinale.

Megjithatë, kjo duhet të ishte një fitore shumë më komode. Dhe do të kishte qenë, po të mos ishte Lautaro, i cili shpërdoroi shumë raste për gol.

Pavarësisht se hyri në lojë vetëm në minutën e 70-të, sulmuesi i Interit pati plotë tri raste ideale, por asnjërin nuk arriti ta dërgoj në rrjetë.

Në të vërtetë, kishte qenë e vështirë për t’u parë, Lautaro u largua shumë i zhgënjyer pas rasteve të humbura, por kapiteni Messi ka dalë në mbrojtje të tij.

“Lautaro është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai është një sulmues që jeton duke shënuar gola”, ka thënë fillimisht Messi për TyC Sports.

“Tani, është thelbësore që ai të jetë mirë duke parë çerekfinalen dhe atë që duhet të ndodhë në këtë Botëror”, përfundoi kapiteni i Argjentinës.

As Messi nuk gabon. Nëse Argjentina do të ketë ndonjë shans për të fituar këtë Kupë Bote, është e domosdoshme që ata të gjejnë një mënyrë për të zhbllokuar Lautaron.

Lexo edhe :  Europiani U17 në Shqipëri, Presidenti i UEFA-s dhe Duka vlerësojnë organizimin

Deri më tani, ata kanë qenë me fat që Julian Alvarez ka ‘ndezur’, duke u bërë argjentinasi i parë që shënon në dy ndeshjet e para si titullar që nga Hernan Crespo në vitin 2006.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV