“Zbutet” Putin/ Gati për një marrëveshje paqeje me Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin duket se ka bërë pas, duke u shprehur i gatshëm për një marrëveshje paqje me Ukrainën.

“Në një moment të caktuar do të na duhet të arrijmë një marrëveshje”, tha ai për mediat.

Deklarata mund të interpretohet si një hap drejt një zgjidhjeje të ardhshme diplomatike të krizës ukrainase.

Por nga ana tjetër, presidenti rus pretendoi se Perëndimi kishte “mashtruar” Rusinë në të kaluarën dhe se tani ekziston një mosbesim i thellë mes vendeve.

Vladimir Putin sulmoi në mënyrë specifike Francën dhe Gjermaninë, të cilat morën pjesë në negocimin e marrëveshjeve të armëpushimit të Minskut midis separatistëve rusishtfolës dhe Ukrainës vite më parë, dhe tani po dërgojnë sisteme armësh në Ukrainë.

Megjithatë, sa i përket këtyre garancive të sigurisë, ka ende një hendek midis të gjitha palëve të përfshira drejtpërdrejt dhe indirekt. Duke iu referuar konkretisht SHBA-së, presidenti rus pohoi se ka kontakte mes shërbimeve të dy vendeve, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat do të vazhdojnë.

Të fundit

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

Lajme të tjera

Web TV