VIDEO/ Historike, Maroku mposht Portugalinë dhe kualifikohet për në gjysmëfinale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maroku shkruan historinë, fiton 1-0 ndaj Portugalisë dhe eliminon luzitanët favoritë. Kombëtarja marokene bëhet e para skuadër afrikane në historinë e Botërorëve që arrin në gjysmëginalet e Kupës së Botës teksa heroi i sfidës ishte sulmuesi En Nesyri që realizoi në minutën e 41-të të pjesës së parë.

Sa i takon pjesës së parë, ishte Portugalia ajo që shfaqet e para me Joao Felix i cili në minutën e katërt goditi bukur me kokë, por gjeti portierin Bono të gatshëm. Gardiani marokenëve nuk u surprizua dhe e dërgoi topin në këndore. Me kalimin e minutave, loja u balancua, derisa në të 31-tën u shfaq sërish Felix.

Këtë herë talenti i portugezëve provoi nga distanca me topin që mori një devijim në fund dhe për pak centimetra përfundoi jashtë. Gjithsesi, Maroku nuk u impresionua nga kundërshtarët dhe në të 41-tën shënuan golin e avantazhin. Ishte sulmuesi En Nesyri që përfitoi edhe nga një dalje e gabuar e portierit Costa dhe me kokë shënoi golin.

Pas këtij episodi, sfida u ndez dhe Bruno Fernandez u ndal nga traversa ndërsa në minutat shtesë të fraksionit të parë, Maroku shpërdoroi edhe një mundësi të pastër shënimi pasi e kapi kundërshtarin në kundërsulm.

Gjithsesi, përtej mundësive, pjesa e parë u mbyll në avantazhin e Marokut 1-0 ndërsa në të dytën, rezultati imponoi Portugalinë të sulmonte. Në lojë u aktivizua edhe Cristiano Ronaldo ndërsa një mundësi të shkëlqyer iu ofrua Goncalo Ramos që i vetëm në zonë gaboi shënjestër me kokë.

Pak minuta më pas, edhe Fernandez nuk gjeti kuadratin me një goditje të fortë në hyrje të zonës. Tetë minuta nga fundi, Felix godet fort në hyrje të zonës, por Bono reagon në mënyrën e duhur. Sakaq, në të 91-tën, Ronaldo shfaqet dhe gjuan në brendësi të zonës, sërish Bono kontrollon edhe pse me pak vështirësi dhe në dy kohë.

Lexo edhe :  Zyrtare, klubi i elitës ndan rrugët me trajnerin

Në minutën e 93-të, Maroku mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi Cheddira koleksionoi kartonin e dytë të verdhë, megjithatë shokët e tij në fushë rezistuan dhe siguruan biletën për në gjysmëfinale, aty ku presin fituesin e çiftit Angli-Francë.

Të fundit

Sherri me Gjuzin/ Demaliaj: Më fyeu prindërit e mi të vdekur, humba kontrollin dhe…

Sherri në hollin e një hoteli në kryeqytet me kreun e Konservatorëve, Kujtim Gjuzi, erdhi si pasojë e shpifjeve e...

Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, kur nisin transfertat ndërkufitare përmes SEPA

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot më 10 prill 2025, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për...

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash

Shumë njerëz konsumojnë rregullisht lëngje frutash, si pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm. Por edhe pse lëngu i frutave siguron vitamina dhe minerale, ka...

Kurrë nuk e kishim menduar! Zbulohet ‘fytyra’ e vëllait të madh, ja kush na qenka

‘Big Brother VIP Albania’ po vjen drejtë fundit dhe moderatori i këtij reality show Ledion Liço ka publikuar disa foto. Ai haptazi ka treguar se...

Durrës/“Me energjinë e të rinjve”, Rama: Qëllimi,“Shqipëria e 2030” të jetë anëtare në BE

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në të rinj të reja dhe qytetarët në Durrës u shpreh se fokusi kryesor është që Shqipëria...

Lajme të tjera

Web TV