Alarmohen mediat greke, kërcënon Erdogan: Do godasim Athinën me raketat Tayfun nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar sërsh Greqinë gjatë ditës së sotme.

Sipas mediave të huaja, ai ka kërcënuar me përdorimin e raketave TAYFUN, nëse Greqia nuk qëndron e qetë dhe vijon provokimet.

Deklaratën e tij e ka publikuar gazetari turk, Ragip Soylu, ku thuhet: “Greqia ka frikë nga raketat tona. Ata thonë se raketat TAYFUN do të godasin Athinën, do ta godasin, nëse nuk qëndrojnë të qetë.”

Rreth një muaj më pare, Erdogan përmendi në një intervistë se raketa TAYFUN është arrin një rreze prej 561 km dhe shtoi se ky informacion i ka future në panik grekët.

“Testet e TAYFUN e çmendën Greqinë. Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë teknologjinë e raketave dhe të rrisim rrezen e saj. Sigurisht që edhe grekët janë të shqetësuar, po arrijmë në Athinë”, ka theksuar ndër të tjera ai.

Ai shtoi në atë kohë se Greqia po përdor një politikë agresive kundër Turqisë, duke thënë se kjo është e papranueshme.

Të fundit

Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdor ‘Hawala’

SPAK godet një grup kriminal që trafikoi nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe...

Zjarret në vend, dy avionë nga Kroacia dhe Italia ndihmojnë në shuarjen e flakëve

Dy avionë të tipit “Canadair”, të ardhur nga Kroacia dhe Italia, po ndihmojnë në operacionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në zonën e...

A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?/ Linda Rama flet hapur

Në intervistën e saj për "Inside Albania", Linda Rama u ndal tek roli i grave në politikë dhe në jetën publike, duke dhënë një...

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët,...

Luciano Spalletti pas shkarkimit nga Italia: Futbolli më shkatërroi jetën

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka rrëfyer një anë tjetër të vetes në një intervistë të sinqertë për 'La Repubblica', ku foli për...

Lajme të tjera

Web TV