Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Zgjedhjet 2023/ Berisha ka gati kandidatët, por zyrtarisht është pa parti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka gati të 61 kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në 14 maj 2023, pas një procesi përzgjedhës me Primare. PD mbetet ende më sytë nga vendimi i Gjykatës së Apelit që duhet të shprehet se kujt i takon partia. Nga ana tjetër Rama është vetëm me kandidatë të konfirmuar, por nuk ka asnjë emër të ri.

Janë përcaktuar të 61 kandidatët për kryetarë bashkie të PD-së që pritet të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të ardhshëm. Pas balotazhit që u zhvilluan në pesë bashki ditën e djeshme u plotësua e gjitha harta të plotë se kush janë personazhet që do të garojnë për zgjedhjet lokale në logon e Partisë Demokratike, ose më saktë të Sali Berishës, pasi ende nuk dihet se si do të shprehet Gjykata e Apelit se kujt do ja lë Partinë Demokratike. Mbrëmjen e së dielës kanë dalët emrat fitues në 5 bashki që do të garojnë përballë përfaqësuesve socialistë në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të ardhshëm. Ndërkohë anëtari i Komisionit të Organizimit dhe Operacioneve Elektorale, Keltis Kruja, ka treguar përveç emrave fitues dhe pjesëmarrjen në votime. Për Bërishën ky është vetëm një hap, i cili me formën e re të Primareve brenda partisë solli një mënyrë ndryshe në partitë politike shqiptare, por ajo që është më kryesorja Berisha është zyrtarisht pa parti, për aq kohë sa logo dhe vula që pretendohet mbahet ende “peng” i një vendimi të padhënë në Gjykatën e Apelit.
Kush do e marr PD?
Partia Demokratike do të vijoj të mbetet dyerve të gjykatave. Më 10 nëntor Gjykata e Apelit Tiranë e shtyu vendimmarrjen për ankimin e Alibeajt, i cili ka kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë. Kjo është shtyrja e dytë, pas asaj që më herët gjykata bëri më 3 nëntor. Shkaku edhe këtë herë ishte i njëjtë, avokati i Alibeajt, Indrit Sefa nuk u paraqit në seancë pasi për arsye personale ndodhet jashtë vendit. Shqyrtimi i kësaj çështje në Gjykatën e Apelit edhe në rast vendimmarrje nuk do të zgjidhte asgjë sa i takon statutit të Partisë Demokratike që njihet ligjërisht. Në rastin më të mirë për palën e Enkelejd Alibeajt, nëse gjykata do e pranoj kërkesën, atëherë çështja do të rikthehej në shkallën e parë të gjyqësorit. Në këtë shkallë ka edhe një vendim dhënë nga gjyqtari, Agron Zhukri që ka njohur vendimet e dala nga Kuvendi që thirri Sali Berisha më 11 dhjetor 2021. Por edhe vendimi i Zhukrit është apeluar nga Alibeaj që kërkon rrëzimin e tij. Për këtë çështje ende nuk ka një datë shqyrtimi nga Gjykata e Apelit. Nëse Apeli do të pranonte kërkesën e Alibeajt, do i hapej rruga e mbetjes në fuqi të vendimeve që kanë dalë nga kuvendi 18 dhjetorit. Por nëse Gjykata rrëzon ankimin e Enkelejd Alibeajt, atëherë për Berishën do të lindte e drejta për ta regjistruar statutin e 11 dhjetorit në regjistrin kombëtar të partive, duke mbajtur në mënyrë definitive vulën dhe firmën e PD-së edhe zyrtarisht. Por deri në momentin që Apeli do të flasë, Partia Demokratike do të qëndrojë me dy koka. Megjithatë Enkelejd Alibeaj ka nisur punën për të nxjerrë kandaitët e tij për zgjedhjet e 14 majit, pasi dy të mandatuarit e ketij të undit dhe Sali Berisha nuk ranë dakord që të bënin marrëveshjen për të dalë me një kandidat në zgjedhjet e 14 majit 2023. Berisha dukshëm ka eletoratin dhe është “de facto” kreu i PD-së, por nga ana tjetër “Grupimi Basha”, që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj pretendon se janë ata drejtuesit e PD-së dhe kanë kërcënuar se do të dalin me kandidatët e tyre për zgjedhje, pas dështimit të negociatave mes dy grupimeve.

Lexo edhe :  Protesta e 7 tetorit, zbulohen detajet/ Rrugët që priten të bllokohen

Rama pa asnjë kandidat të ri
Kryeministri Edi Rama nuk ka publikuar asnjë emër të ri nga kandiatët që të përballen me të djathtën në zgjedhjet e 14 majit 2023. Edi Rama në takimet që ka bërë në disa qytete ka konfirmuar kryetarët aktualë, por nuk ka nxjerrë asnëj emër të ri. E këto ditë festash as nuk do merret me këtë gjë. Janari i bie të jetë muaji kur Rama mund të nxjerr ndonjë emër tre muaj para zgjedhjeve. Kreu i Qeverisë mbahet për listat në momentin e fundit, dhe kjo nuk bën çudi që të ndodhi në këto zgjedhje. Në Lezhë pritet të garojë në siglën e PS për zgjedhjet vendore të vitit 2023, kryebashkiaku aktual Pjerin Ndreu, i cili është konfirmuar edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, për shkak se ka folur gjithmonë me superlativa për të. Ndërsa kryebashkiaku aktual i Gjirokastrës, Flamur Golemi gjithashtu pritet të konfirmohet dhe të jetë kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme lokale. Edhe Golemi është konfirmuar nga Rama. Ndërsa në Pogradec pritet që PS të ketë si kandidat në zgjedhjet e ardhshme kryebashkiakun aktual, Ilir Xhakolli. Ndërkohë deri më tani emri i përfolur për Bashkinë e Beratit është Ervin Demo, i cili drejton këtë bashki prej vitit 2019, ndërsa kryebashkiakja Alma Hoxhën në Përmet. Kurse Gledian Llatjen pritet te jetë kandidat i Partisë Socialiste në Bashkinë e Elbasanit. Llatja është kryetar aktual i kësaj bashkie. Po ashtu, drejt mandatit të dytë, pra që do të rikonfirmohet si kandidate për Bashkinë e Durrësit, është edhe Emirjana Sako, e cila drejton aktualisht këtë bashki. Po kështu, Adrian Gurma, kryetari aktual i Bashkisë së Sarandës, pritet të marrë sërish besimin e kryesocialistit Edi Rama për të qenë kandidat i PD për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2023. Gjithashtu, mund të rikonfirmohen për një tjetër mandat: Kastriot Gurra në Librazhd, Ndrec Dedaj në Mirditë dhe Arif Tafani në Belsh. Ndërkohë Termet Peçi në Tepelenë, si kryebashkiaku me jetëgjatë, pritet të kandidojë sërish për një mandat të katërt, duke thyer kështu edhe rekordin si kryebashkiaku që pritet të dalë në pension, duke ushtruar këtë detyrë. Ndërkohë mësohet se në pikëpyetja janë Safet Gjici, i cili drejton Bashkinë e Kukësit, Rakip Suli që drejton Kamzën prej vitit 2019, si dhe Armando Subashi në Bashkinë e Fierit. Ky i fundit është në diskutim për shkak se është përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe si duket Partia Socialiste do të mendohet mirë përpara se t’i japë atij mundësinë për të qenë sërish kandidat i saj në zgjedhjet vendore të vitit 2023. Kryeministri Edi Rama është shprehur se Elton Arbanën e duan sërish kryetar Bashkie për Shijakun. Më fjalën e tij në një takim me banorët e Shijakut, Rama nuk kurseu lëvdatat për Arbanën duke thënë se ka zgjidhur shumë miqësisht problemet në këtë zonë dhe ka qenë i përkushtuar në projektet që ka bërë.

Të fundit

Përmbytjet në Vlorë, ministria e Mbrojtjes: 4,5 ton mallra ushqimore për banorët e prekur

Ministria e Mbrojtjes thotë se situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar ndjeshëm pas problematikave që sollën reshjet intensive...

Hapet shkolla shqiptare në Londër, Balla: Mbi 7 mijë nxënës mësojnë shqipen në MB

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues Politik për Diasporen i Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa mori pjesë në në hapjen...

Humb jetën foshnja 5 ditëshe/ Nis procedimi penal për mjeken 53-vjeçare në Vlorë

Një mjeke neonatologe në maternitetin e Vlorës është proceduar penalisht, pasi dyshohet për mjekim të pakujdesshëm ndaj një foshnjeje 5 ditësh, që ka humbur...

Chiara Ferragni kërkon ndarjen me konsensus nga Fedez: Do t’i mbuloj të gjitha shpenzimet

Blogerja italiane Chiara Ferragni është e vendosur që ndarja nga reperi i njohur Fedez të bëhet me konsensus. Kjo më shumë për hatër të fëmijëve...

E trishtë, ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar

Futbolli shqiptar në zi. Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 71 vjeçare ish-futbollisti i shquar i kombëtares tonë dhe Luftëtarit të Gjirokastrës,...

Lajme të tjera

Web TV