Joao Felix vendos për largimin nga Atl. Madrid, ja gjigandët e Premierligës që e kërkojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e sulmuesit portugez Joao Felix duket larg Atletico Madrid. Madje ai pritet të largohet nga skuadra “colchoneros” që në janar të vitit të ardhshëm, kur të çelet merkato. Sipas “The Athletic”, për sulmueisn 23-vjeçar e ardhmja është në Premier League.

Menaxheri i tij Jorge Mendes dëshiron që t’ia ofrojë lojtarin në formë huazimi për 6 muaj ekipit të Aston Villa. Ai synon që Joao Felix të luajë rregullisht në Angli dhe më pas të diskutojnë për të ardhmen e tij.

Gjithsesi, orët e fundit po përflitet për një interesim të madh edhe nga ana e Arsenal. Skuadra londineze kërkon një lojtar për të zëvendësuar brazilianin Gabriel Jesus, i dëmtuar. Për këtë arsye, “gunners” synojnë të marrin talentin portugez.

Ideja është ajo e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit edhe pse shifra do të ishte e konsiderueshme. Pikërisht skuadra e Arsenal duket në “pole” për të marrë sulmuesin portugez.

Të fundit

Situata nga zjarret, ministria e Mbrojtjes: Mbërrijnë 2 helikopterë ‘Black Hawk’

Dy helikopterë “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës, si pjesë e operacioneve...

The Economist: Njësia e re antikorrupsion (SPAK) e Shqipërisë po rrëzon figurat e mëdha

Artikulli i The Economist Në Tiranën e viteve 1930, siç shkruan akademikja shqiptare Lea Ypi në një libër që pritet të botohet, debatohej nëse korrupsioni...

Kokalari: Nuk e di pse u mbyll News 24, por më habit që e quani ‘media e lirë’

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas largimit nga ambientet televizionit News 24, duke vënë në dyshim etiketimin e tij si “media e lirë”. Në...

“Mbi 12,000 fëmijë të kequshqyer në Gaza”/ Nga shkurti në qershor shifrat janë trefishuar

Mbi 12,000 fëmijë në Gaza janë aktualisht të kequshqyer. Kjo është bërë e ditur nga UNICEF, i cili  raporton se kjo është një shifër...

Akulli po shkrin me një ritëm të përshpejtuar/ Studiuesit ngrenë alarmin

Gjetjet e reja nga Qendra Kombëtare e të Dhënave për Borën dhe Akullin (NSIDC) tregojnë se temperaturat në rajon ishin 3 gradë Celsius më...

Lajme të tjera

Web TV