Arrestohen dy shqiptarë në Kroaci, modifikuan makinën për transport droge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia kroate gjatë kontrollit kufitar në Karasoviç ku u janë gjetur 5.4 kg heroinë dhe 5.6 kokainë.

Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, kanë qenë duke udhëtuar me një autobuz me targa shqiptare por pa asnjë pasagjer.

Autobuzi drejtohej nga 33 vjeçari ndërsa 41 vjeçari ishte shofer zëvendësues.

Në bagazhin e autobuzit, janë gjetur pesë pako me lëndë narkotike heroinë dhe pesë pako me kokainë të cilat ishin mbështjellë me qese transparente.

Shqiptarët po mbahen në paraburgimin e drejtorisë së policisë së Dubrovnikut, ku janë arrestuar që prej ditës së enjte, shkruajnë mediat e huaja.

Të fundit

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm...

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen civile zbulojnë kontrastesh të forta...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Lajme të tjera

Web TV