Braçe del i revoltuar nga Komisioni i Ekonomisë: Mjaft, s’ja vlen më të jem deputet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, pas përfundimit të Komisionit të Ekonomisë ka folur kundër ministres së bujqësisë me tone të ashpra.

Braçe nëpërmjet një reagimi të bërë në “Facebook”, shprehet se paratë u ndanë dhe se nga 30 miliardë lekë të shpërndara, për bujqësinë janë dhënë vetëm 200 milionë lekë.

Dola nga komisioni i ekonomisë, sapo!Paratë u ndanë:30 miliardë u shpërndanë.Bujqësisë ju dhanë vetëm 200 milion lekë!

Vetëm kaq!Prej dy muajsh kam kërkuar me ngulm 1 miliardë lekë për dy zëra të skemës mbështetëse:

1. Naftën falas për bujqit

2. Tufën bazë të matrikulluar.

Mendova të paguanim plotësisht 1/3 e familjeve bujqësore që nuk kanë marrë naftën ende;2000 i kam veç unë në Divjake e Lushnjë.Mendova të paguanim plotësisht 3400 familje blegtorale që edhe pse kanë plotësuar kushtet, nuk kanë marrë ende paratë!

Pra, kërkoj prej muaj vetem 1/30 e parave qe u shpërndanë sot!Joooooooooooooo!

Per naftën nuk do ketë më para-pas këtij akti; për tufën bazë të matrikulluar do ketë vetëm 200 milion për vetëm 1000 familje blegtorale nga 3400 që kanë mbetur pa paguar. Kaq!Po mesoj që Ministria e Bujqesisë ka vendosur kështu! Argumenti: Janë populizëm e propozime për të rritur popullaritetin e një njeriu, e dëgjova me zë e sy me sy sot! Bujqit janë të fundit kur ndahen paratë e buxhetit, fakti është ky! Kur ata janë të fundit, unë s’kam pse të jemë i pari. Boll më! As qe ja vlen me!Popullariteti? Më pelqen më mirë pa popullaritet! Por një gje po ua them ama: Tershera nuk është kurrë grurë, pavarësisht ngjyres!”, deklaroi Braçe.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV