Shkëlqeu në Kupën e Botës, mesfushori maroken kërkohet nga tre klube në Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maroku mund të konsiderohet pa frikë si surpriza më e bukur e Botërorit të Katarit. Kombëtarja afrikane mbërriti deri në gjysmëfinale ku u mposht nga Franca, mirëpo gjatë rrugëtimit të tyre ia dolën me sukses përballë kombëtareve eksperte si Belgjika, Spanja apo Portugalia.

Tashmë, shumë lojtarë marokenë që nuk ishin të njohur më parë, falë performancës individuale dhe asaj në ekip, kanë fituar simpatinë e shumë klubeve europiane. Një prej tyre është Azzedine Ounahi, i cili shkëlqeu në mesfushën e trajnerit Walid Regragui, madje në sfidën kundër Spanjës fitoi edhe komplimentat e Luis Enrique.

Për Ounahi që aktivizohet me Angers në Ligue 1, ka interes nga ana e Leicester, West Ham dhe Wolverhampton që janë të gatshëm të paguajnë deri në 20 milionë paund për shërbimet e 22-vjeçarit.

Nga ana tjetër, Angers pretendon 40 milionë teksa francezët synojnë të shfrytëzojnë momentin që lojtari i tyre është në qendër të vëmendjes, por edhe faktin se me të kanë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

Megjithatë, klubet e Premier League vështirë ta kalojnë pragun e 20 milionë paundëve duke përfituar edhe nga fakti që vetë lojtari është i prirur për t’u aktivizuar në kampionatin më të fortë në Europë.

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV