Botërori/ Pasagjeri merr peng autobusin e bllokuar në trafik, për të ‘kapur’ Messin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E pabesueshme por shumë e vërtetë. Një burrë 53-vjeçar që jeton në një lagje të Buenos Aires vendosi të merrte peng një autobus që të arrinte shpejt në shtëpi në mënyrë që të ndiqte ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Kroacisë.

Incidenti ndodhi më 13 dhjetor, në Ciudad Santa María, Buenos Aires. Burri 53-vjeçar ishte në një linjë autobusi 440 midis Fragës dhe Avenida Ricardo Balbín, por u bllokua në trafik.

Burri zbriti nga autobusi kur doli me semafor të kuq për të marrë diçka nga një kioskë aty pranë dhe kur u kthye vendosi të hiqte shoferin nga vendi dhe të merrte timonin në duar.

Qëllimi i tij ishte të kthehej në shtëpi në kohë për të parë ndeshjen, por ai përfundoi në stacionin e policisë San Mingel. Shoferi thirri policinë dhe shumë shpejt policia rrethoi autobusin.

Autori është marrë në pyetje dhe më pas në qendrën e paraburgimit! Ai humbi të gjithë ndeshjen, por u lehtësua kur mësoi për kualifikimin e Argjentinës në finale. Sigurisht që ai do të kalojë në gjyq.

Të fundit

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë...

Shkodër, përfshihet nga zjarri masivi pyjor i Qafë-Qelës

Një zjarr ka rënë sot në pyjet mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Qafë- Qelës. Në këtë masiv...

“Nuk garoj në festivale, sepse fituesi paracaktohet! Këtu funksionon vetëm miku”

Iftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Stine, një nga kantautorët...

Shpresë, Frikë dhe Besueshmëri, Trinom i Pashkëputur në Udhëtimin Europian të Shqipërisë

Nga Fejzo Subashi Prej më shumë se tridhjetë vitesh, Shqipërinë e kanë shoqëruar tri ndjenja të fuqishme në udhëtimin e pa fund të saj...

Tiranë, gjendet i pajetë në makinë një 29-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete...

Lajme të tjera

Web TV