VIDEO/ Darwin Nunez ekzekuton penalltinë më të keqe ndonjëherë, Klopp plas në të qeshura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Darwin Nunez realizoi një nga penalltitë më të këqija ndonjëherë, pasi Liverpooli humbi në penallti kundër Milanit në Superkupën e Dubait të premten.

Përpara gjuajtjeve të penalltive, të kuqtë e Jurgen Klopp ishin shumë të mirë pasi shënuan një fitore 4-1 kundër skuadrës së Serie A.

Mohamed Salah hapi rezultatin për Liverpoolin përpara se anësori i Milanit, Alexis Saelemaekers, t’i barazonte gjërat pak para përfundimit të pjesës së parë.

Goditja e mahnitshme e Thiago Alcantaras i riktheu The Reds në avantazh në minutën e 41-të.

Në pjesën e dytë, Klopp inkuadroi Nunezin, pasi sulmuesi u kthye nga ndeshjet e Botërorit që pa skuadrën e tij të Uruguait të eliminohej në fazën e grupeve.

Nunez ishte i mprehtë pasi gjeti rrjetën jo një herë, por dy herë për të vulosur fitoren 4-1.

Siç është rregulli i Superkupës së Dubait, pas fishkëllimës së fundit u zhvilluan gjuajtjet e penalltive, pavarësisht rezultatit.

Pasi Kostas Tsimikas dhe Naby Keita humbën shanset e tyre, Nunez u ngarkua të mbante skuadrën e tij në lojë, teksa doli për të ekzekutuar penalltinë e pestë të Liverpoolit.

Uruguaiani vazhdoi ngadalë dhe e goditi topin drejt portës, për habinë e të gjithëve, portieri i Milanit, Antonio Mirante nuk arriti ta mbajë jashtë, ndërsa topi u fut nën duart e gardianit.

Nunez buzëqeshi dhe ngushëlloi portierin, pasi ai e dinte se kishte bërë një ekzekutim tejet të dobët.

Edhe trajneri i Liverpoolit, Klopp, nuk mund ta fshihte buzëqeshjen e tij teksa shikonte nga pankina. Milani përfundimisht fitoi penalltitë me rezultatin 4-3.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV