VIDEO/ Kroacia sërish mes më të mirave,mposht Marokun dhe merr medaljen e vendit të tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kroacia mposht Marokun me rezultatin 2-1 dhe siguron vendin e tretë në Botërorin e Katarit, teksa lojtarët do të rikthehen në shtëpi me medalje. Pas statusit të nënkampiones në Botërorin e kaluar, kombëtarja ballkanase me në krye trajnerin Zlatko Dalic ia del sërish të bëjë një paraqitje mëse dinjitoze, ndërsa nga ana tjetër, për t’u vlerësuar edhe i gjithë rrugëtimi i Marokut që ishte edhe surpriza më e madhe në Katar.

Ndërkaq, sa i takon kronikës së ndeshjes, pjesa e parë nisi me ritëm maksimal teksa ishin kroatët ata që gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Josko Gvardiol. Talenti i mbrojtjes shënoi me kokë pasi ekzekutimi perfekt të një skeme nga goditja e dënimit.

https://twitter.com/babagam49448688/status/1604160488212172800?s=21

Megjithatë, nga ana tjetër, marokenët nuk u impresionuan dhe reaguan menjëherë teksa në aksionin pasardhës barazuan shifrat me anë të Dari. Mbrojtësi shfrytëzoi një harkim nga goditja e dënimit e kryer nga Ziyech dhe me kokë mposhti portierin Livakovic.

https://twitter.com/babagam49448688/status/1604160558453821440?s=21

Minutat në vijim ishin më të balancuara teksa një rast nga hiçi e krijoi Modric me lëvizjet e tij mashtruese në hyrje të zonës. Mesfushori ballkanas gjeti hapësirën për të goditur portën, por portieri Bounou reagoi në dy kohë dhe largoi rrezikun me Livajën që ishte i gatshëm të përfitonte. Kroatët mbetën më kërkues në fushë dhe u shpërblyen teksa në të 42-tën, Orsic shënoi një gol të bukur duke gjetur këndin më të largët në kuadratin maroken.

https://twitter.com/babagam49448688/status/1604160628813434881?s=21

Me shifrat 2-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, nervat në fushë ishin të larta teksa loja u karakterizua nga shumë dyluftime. Maroku kërkoi me ngulm golin e barazimit me En-Nesyrin pati shansin më të mirë, por portieri Livakovic reagoi me shpejtësi dhe mbylli hapësirat. Kroacia nga ana tjetër kërkoi me anë të kundërsulmit, por Kovacic gaboi një mundësi të shkëlqyer. Gjithsesi, në fund, gabimi i mesfushorit nuk ndikoi në rezultat dhe Kroacia e mbyll Botërorin në vend të tretë.

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV